“Ndërtimi”, qeveria miraton vendimin për adoptimin eurokodeve
Qeveria shqiptare ka miratuar sot vendimin për adoptimin eurokodeve të ndërtimit.Ky vendim i Këshilit të Ministrave ka përqëllim futjen në përdorim të eurokodeve do të bëjë të mundur përmirësimin e ndjeshëm në fushën e projektimit.
Përshtatja e eurokodeve me statusin e standardit shqiptar do të sjellë përmirësime në projektimin e strukturave rezistente ndaj tërmeteve, rregullat e projektimit për ndërtesat me struktura prej çeliku, muri, druri, të projektimit gjeoteknik, të mbrojtjes kundra zjarrit.
Përshtatja e eurokodeve përbën bazën e harmonizimit të standardeve europiane me ato shqiptare, në fushën e ndërtimit. Eurokodet janë një seri standardesh europiane, për projektimin e ndërtesave dhe të inxhinierisë civile.