E Diel, 1 Nëntor 2026

Standard Poors Kredia greke nuk duhet shtyre

Bankat franceze javen e kaluar menduan nje plan Te shtyjne kredine dhe ne baze te saj disa prej Eurobondeve te Greqise te rinovohen kur atyre ti afroje data e skadimit por me kushte te ndryshme. Kjo sipas tyre do ti jape Greqise nje frymemarrje financiare pa bere shume sakrifica te medha.

Bankat gjermane dhe ato franceze si dhe kompanite e sigurimeve ne keto vende jane bartesit me te medhenj te mega-kredise greke dhe ato e kane pranuar kete propozim njesoj si ministra e Financave te Gjermanise. Por Standard amp Poor ka paralajmeruar se duke nisur nga e hena ky hap do te shkaktonte nje lloj deshtimi.

Dy agjenci te tjera ekonomike si Fitch e Moody nuk kane reaguar menjehere por pritet te kene nje qendrim te ngjashem.Bankat gjermane e bene te qarte se cdo zgjidhje per Greqine qe do te vihej ne diskutim nga agjencite e vleresimit do te rishikohej edhe ne kete menyre do te vleresohej edhe kontributi vullnetar per nje pakete tjeter ndihmash per Greqine deri ne 2014.

Ne fundjave ministrat e Financave te 17 vendeve te Eurozones vendosen ne favor te nje pakete ndihmash qe pritet te shtohet ne 80-90 miliarde Euro per shkak te konfliktit mbi perfshirjen e sektorit privat.

Bildunterschrift Ndertesa e agjencise se vleresimit Standard Poors


Pa paketen e dyte te ndihmave parashikohet nje tjeter renie e Greqise ne krize dhe nje kolaps financiar mes 2012 dhe 2014.

Nderkohe qe kundershtimet po shtohen dita dites pas qendrimit publik te Standard amp Poor kritikat e agjencive te medha te Vleresimit po behen me te forta.

Zyrtari i Bordit te Politikave ne Banken Qendrore Europiane Ewald Nowotny i tha nje radioje publike ne Austri se Agjencite e Vleresimit jane duke vendosur pengesa ne rrugen e bankave qe kerkojne te kontribuojne ne shpetimin e Greqise dhe stabilite tin financiar.

Ministri i Financave te landit te bavarise Georg Fahrenschon i CSU i tha gazetes gjermane Passauer Neue Presse se paralajmerimi i bere nga SampP eshte mjaft pa vend. Edhe Joachim Poss nje ekspert financiar per socialdemokratet i tha Deutsche Welle-s se loja e cila po benin agjencite amerikane ishte pikerisht per te bere qe ky aksion shpetimi te duket jo i lehte.

Autor Andrea Roumlnsberg/ Aurel Borici

Redaktoi Aida Cama

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›