E Shtunë, 31 Tetor 2026

Te njohim rezoluten pastaj te vendosim

Gjovalin Shkurtaj:

Gjuhëtari Gjovalin Shkurtaj, njëkohësisht edhe anëtar i Këshillit Ndërakademik për Gjuhën Shqipe në Akademinë e Shkencave, i pyetur nëse pikat sugjeruara në rezolutë do të merreshin parasysh nga Këshilli Ndërakademik ka preferuar të japë një mendim personal. Shkurtaj ishte i ftuar në konferencë, por nuk ka qenë i pranishëm për arsye shëndetësore. Parimisht, duke iu referuar qëllimit të shpallur nga vetë organizatorët, Shkurtaj nuk i është kundërvënë kësaj konference që “duket se synon të diskutojë një hapje të standardit në mënyrë që ai të jetë i njësuar dhe më funksional në hapësirën mbarëshqiptare si në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi dhe në diasporë”. Por sipas Shkurtajt, duke qenë se ende nuk janë në dijeni të pikave që sugjeron rezoluta e hartuar në përfundim të konferencës, u duhet së pari të njohin përmbajtjen e kësaj rezolute e pastaj të vendosin nëse do të merren parasysh pika të saj. “Mund të jenë thënë probleme, të cilat i kemi konstatuar edhe ne gjatë mbledhjeve të  Këshillit Ndërakademik për Gjuhën Shqipe”. Sipas tij, kjo rezolutë mbetet për t’u diskutuar në vazhdim.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›