Ndërtuesit: Do pezullojmë punimet
Ndërtimi i rrugëve rrezikon të mbetet përgjysmë, nëse qeveria nuk i përgjigjet kërkesës së bërë nga ndërtuesit.
FABIOLA CELA
Shoqata e Ndërtuesve i ka kërkuar qeverisë që të kryejë indeksimin e çmimeve për kontratat e lidhura. Një kërkesë e tillë ka ardhur si pasojë e rritjes së çmimit të naftës dhe e materialeve të ndërtimit. Konkretisht kompanitë e ndërtimit në infrastrukturë i kanë dërguar një letër ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, ku i kanë përcjellë shqetësimin e tyre në lidhje më rritjen e çmimeve. Ndërtuesit i kanë lënë afat ministrisë që të marrë masa për plotësimin e kërkesës së tyre deri në datën 5 korrik, ndryshe kompanitë e infrastrukturës nuk do jenë në gjendje të plotësojnë detyrimet kontraktuale që kanë me qeverinë.
Ndërtuesit
“Një ndër problemet më shqetësuese për ecurinë e punimeve, por dhe një faktor për përfundimin e rrugëve të nisura është rritja e madhe e çmimeve të naftës, bitumit, çimentos, hekurit, etj., nga 21 për qind deri 110 për qind, që nga fundi i vitit”, kanë deklaruar ndërtuesit. Më konkretisht, nafta nga 108 lekë është 135.8 lekë, hekuri nga 420 euro për ton është 820 e/t prodhimi vendit dhe 920 e/t importi, këto pa TVSH, bitumi nga 31 lekë/kg është 43.75 lekë/kg, çimento nga 83.3 lekë/kg është 87.5 lekë/kg. Sipas tyre, kjo rritje galopante e çmimeve ka efekte të padiskutueshme në uljen e ritmeve të ndërtimit deri në ndërprerje, paaftësi pagese të lartë, vështirësi në realizimin e grafikeve të punimeve. “Ky është një problem që e kanë të gjitha firmat e ndërtimit, por rëndon më shumë në firmat e infrastrukturës që punojnë në bazë të kontratave me shtetin”, kanë theksuar ata. Madje, sipas tyre, më problematike është për ato firma të infrastrukturës që kanë lidhur kontratat vitin e kaluar. “Kjo rritje e jashtëzakonshme çmimesh nuk mund të përballohet dot nga kompanitë, prandaj është e domosdoshme të bëhet indeksimi i çmimeve për kontratat që janë lidhur”, kanë theksuar ndërtuesit. Në buxhetin e këtij viti qeveria rriti ndjeshëm investimet në sektorin e rrugëve. Por për fat të keq shumë prej projekteve rrugore rrezikojnë që të mos përfundojnë në kohën e përcaktuar, kjo si rrjedhojë e një serie problemesh si shpronësimet, ndryshimet në projekt, spostimi i linjave elektrike ekzistuese, etj. Këtë vit, listës së probleme i është shtuar edhe rritja e çmimit të karburanteve dhe materialeve të ndërtimit.
INSTAT: Rritet kostoja e ndërtimit
Gjatë muajve të parë të këtij viti është rritur kostoja e ndërtimit. Sipas të dhënave më të fundit nga Instituti i Statistikave në vend gjatë tremujorit të parë të 2008, Indeksi i Kushtimit në Ndërtim arriti 127.3 për qind, duke shënuar një rritje 0.1 për qind kundrejt tremujorit të mëparshëm. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2007 Indeksi i Kushtimit në Ndërtim ka shënuar një rritje 0.7 për qind. Një vit më parë ky ndryshim ishte 3.3 për qind. Indeksi i çmimeve të grupit “Shpenzime direkte” është rritur 0.4 për qind kundrejt tremujorit të mëparshëm.
Brenda këtij grupi, rritjen më të madhe e shënuan nëngrupet “Shpenzime për paga” prej 4.6 për qind dhe “Shpenzime transporti” prej 2.4 për qind.
Kuvendi miraton sistemin buxhetor
Kuvendi i Shqipërisë diskutoi këtë të enjte edhe në lidhje me p/ligjin “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, dhe p/rezolutën “Për vlerësimin e punës së Entit Rregullator të sektorit të energjisë elektrike për vitin 2007”. Gjithashtu u miratuan edhe projektligjet, si pjesë të paketës ligjore që shoqëron ligjin “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”; “Për tatimin mbi të ardhurat”, si dhe “Për tatimin mbi vlerën e shtuar”. Deputetët e opozitës shprehën rezervat e tyre në lidhje me nismat e paraqitura, duke theksuar se qeveria nuk ka përmbushur objektivat për realizimin e investimeve në vend. Kuvendi miratoi dhe p/ligjin “Për kriteret dhe mënyrën e shpërndarjes së pasurisë të personave juridikë, jo bankarë, që kanë marrë hua nga publiku i gjerë”.