E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirana sot 9 orë pa drita, shkak punimet në linjë

Rikthehen kufizimet e energjisë në vend. Këtë herë shkak janë punimet në linjën e tensionit të lartë. 

 Burime pranë Operatorit të Sistemit të Transmetimit (OST) kanë deklaruar se si pasojë e montimit të fibrave optike në linjën e tensionit të lartë 110 kilovolt nga OST dhe Ministria e Mbrojtjes, sot do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike nga ora 8:00 deri në orën 17:00. Zonat pa drita do të jenë Kinostudio, Uzina e Traktorëve, Rruga “Ali Demi” Rruga e Elbasanit dhe zona e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Ministrisë së Jashtme. Që prej dhjetorit të vitit të kaluar, KESH nuk aplikon më grafikun e kufizimeve të energjisë elektrike. Ndërprerje të energjisë ka në rastet e mbingarkesës dhe të remonteve. Në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, situata hidrike në Fierzë është goxha e përmirësuar dhe si rezultat i reshjeve gjatë muajve të dimrit.

Zonat pa drita

•  Kinostudio
•  Uzina e Traktorëve
•  Rruga “Ali Demi”
•  Rruga e Elbasanit
•  Zona e Ministrisë së Shëndetësisë
•  Zona e Ministrisë së Jashtme

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›