“Topi të konsultohet me PD pasi të përzgjedhë emrat”
Megjithëse ka ngritur një grup pune për përzgjedhjen e kritereve për Gjykatën e Lartë, Presidenti Topi duhet të konsultohet patjetër me maxhorancën për emrat.
ADI SHKEMBI
Deputeti i PD-së, Preç Zogaj flet në një intervistë për gazetën “Panorama” lidhur me dekretet e rrëzuara në parlament, raportet e maxhorancës me Presidentin si dhe për ndryshimet në qeveri.
Zoti Zogaj, ka lënë gjurmë dhe duket se nuk do të harrohet shpejt hedhja poshtë nga Kuvendi e pesë dekreteve e Presidentit Topi për anëtarë të Gjykatës së Lartë. U hodhën poshtë kandidatura me profil teknik të zgjedhura nga kryetari i shtetit, por u hapën edhe probleme të raportit të PD-së me Presidentin Topi. A ishte i drejtë votimi në bllok kundër tërë kandidatëve?
Tashmë është sqaruar se në atë votim u abstragua nga emrat e kandidatëve. Kuvendi nuk hyri në vlerësimin e meritave të tyre. Ishin pesë kandidatë për pesë vende vakante në Gjykatën Kushtetuese, pra ishin shumë dhe ky fakt e shtonte rëndësinë e komunikimit paraprak të dekretuesit, që është Presidenti i Republikës, me përfaqësuesit e grupeve parlamentare, ku dekretet pranohen ose rrëzohen me votë të fshehtë. Për fat të keq nuk pati komunikim, pati referime parimesh, por demokracia nuk është kurrë kaq mekaniciste sa të funksionojë duke përjashtuar komunikimin që është si një lloj lubrifikanti për parimet. Dhe kështu ne erdhëm tek ai votim i padëshirueshëm, që ishte jo vetëm konfirmimi i një krize komunikimi mes institucioneve të përfshira në atë çështje, por edhe një mesazh i shumicës për të dalë nga kjo krizë nëpërmjet komunikimit.
Doni të thoni ishte një mësim për Presidentin Topi?
Një mesazh, kjo është fjala e saktë.
Por mjaft analistë mendojnë të kundërtën, sikur Kryeministri Berisha kërkonte t’i jepte një mësim Presidentit Topi, që ky t’i marrë dorën për çdo emërim në të ardhmen. A mos vallë shumica në këtë rast ka shërbyer si një instrument i verbër i synimeve të Kryeministrit?
Unë nuk hedh fall dhe nuk analizoj falle “ky ka në kokë këtë gjë dhe do të dalë këtu e këtu”. Shumica ka një lider të zgjedhur dhe është e natyrshme, që shumica të dëgjojë dhe të vlerësojë arsyet që paraqet lideri. Ka apo nuk ka parime dhe fakte bindëse në shpjegimet e tij? Ka apo nuk ka arsye? Ka apo nuk ka gjykim të drejtë? Zoti Berisha i paraqiti në grup pikëpamjet dhe qëndrimin e tij si kryetar i shumicës. Moskomunikimi ishte argumenti përbashkues i shumicës rreth kryetarit të saj. Në këtë argument gjeti jehonë edhe mëtimi i natyrshëm i Kuvendit për t’u respektuar. Rrëzimi i pesë dekreteve si kauzë, do të studiohet nesër pasnesër nga politologët apo konstitucionalistët dhe, mendoj, se do të shihet në dritën e efekteve pozitive që sjell për demokracinë. Në fund të fundit, çfarë do ta dëmtonte më shumë demokracinë e një vendi si Shqipëria: Një president që humb një votim dhe mund të riprovojë me pesë kandidatura të tjera apo një shumicë parlamentare amorfe, që nuk ndjen shpërfilljen; një shumicë e shthurur, ku nuk e merr vesh i pari të dytin dhe ku votohet ku rafsha mos u vrafsha. Unë mendoj se kjo e dyta do të përbënte një rrezik për demokracinë, prandaj them se duke respektuar maksimalisht institucionin e Presidentit, duhet të respektojmë dhe të jemi po aq kërkues edhe ndaj parlamentit, në radhë të parë ndaj parlamentit, sepse aty është aula e demokracisë.
Ju jeni kapur fort dhe po e nënvizoni disa herë argumentin e moskomunikimit. A mos është ky një sebep, ndërkohë që janë të njohura problemet e Presidentit Topi me drejtues të PD-së në kohën e ndryshimeve kushtuese…
Është fakt, ç’rëndësi ka e quan sebep apo si e quan. Moskomunikimi ishte një fakt.
Por disa ditë me radhë, para seancës së votimit të dekreteve, kryetarja e Kuvendit zonja Topalli dhe drejtues të tjerë të PD-së folën për antikushtetutshmëri të atyre dekreteve dhe jo për moskomunikim...
Nuk arrij ta lidh moskomunikimin me antikushtetutshmërinë. Dikush mund të jetë hallakatur në këtë mëtim, por fakti që u votua tregon se procesi ishte gjithsesi ligjor, ndërsa komunikim nuk kishte.
Sipas disa prej juristëve më të njohur në vend Presidenti ka zbatuar kushtetutën…
Edhe Kuvendi ka zbatuar kushtetutën! Po të mos na lejonte kushtetuta, ne nuk do të votonim. Por nuk është ky problemi. E thashë edhe më lart: Të gjithë mund të zbatojnë Kushtetutën dhe sërish të biem në krizë. Demokracia nuk mund të imagjinohet pa ligje, por ajo qëndron në lartësinë e artit përsa i përket interpretimit. Këtu hyn dialogu, komunikimi, shpjegimi, gjë që nuk do të thotë aspak të shkelësh ligjet, të cenosh parimin e ndarjes së pushteteve.
Por a ka përgjegjësi edhe shumica për këtë mungesë dialogu me Presidentin dhe çfarë mund të bëhet nga ana e saj për të korrigjuar këtë situatë?
Në evoluimin e kësaj situate mund të dallojmë edhe ngarkesa emocionale në radhët tona si shumicë, por, realisht komunikimi duhej të niste nga Presidenti, sepse ai kishte pesë dekrete për të dërguar në Kuvend. Unë shpreh keqardhjen, sepse Presidenti Topi është zgjedhur nga ne dhe ne, përtej ngjarjes në fjalë, e kemi mbështetur në synimin e tij për të qenë Presidenti i gjithë shqiptarëve. Unë e kuptoj se në momente të caktuara një president me background politik ndjen nevojën të afirmojë mëvetësinë institucionale, por dialogu duhet, qoftë edhe për arsye pragmatiste: Që trupa votuese të votojë dekretet e tua. Nga ana jonë, në respekt të staturës së kreut të shtetit dhe në funksion të marrëdhënieve të mira shumicë-president, do të sugjeroja që në të ardhmen interlokutori kryesor i shumicës me Presidentin të jetë Kryeministri Berisha. Më tej, ne duhet t’i japim në vijimësi Presidentit mesazhin e mbështetjes, mesazhin e respektit dhe bashkëpunimit. Një shumicë është e tillë për të marrë vendime, por një shumicë do të degradonte nëse bie në tundimin për të bërë gjithçka që mund të bëjë.
Ndërkohë, Presidenti Topi ka vënë në lëvizje procedurën e përzgjedhjes së emrave prej nga do të qëmtohen pesë kandidatët e rinj për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese. A keni frikë se Presidenti do të shmangë sërish konsultimet me partitë parlamentare, më konkretisht me PD dhe kryetarin e saj?
Presidenti po mbledh e po përzgjedhë emra me një procedurë me të hapur e më transparente se herën e kaluar. Shpresoj dhe besoj se pasi të fokusohet te emrat kryesorë ai do të komunikojë me faktorët vendimmarrës të jetës parlamentare. Do të jetë një akt i nevojshëm e pozitiv nga ana e tij. Karshillëku nuk është natyrë e liberalëve.
Paralelisht me Presidentin që po përzgjedhë emrat e rinj, PD ka ndërmarrë nismën për ndryshimin e rregullores se Kuvendit duke përcaktuar procedura të reja për votimin e kandidatëve për anëtarë të Gjykatës së Lartë. A mos është kjo një kundërvënie ndaj Presidentit në vazhdën e sfidave dhe kundërsfidave mes dy institucioneve?
Ka një nismë të kryetarit të komisionit të Ligjeve, zotit Fatos Beja, në qëllimet e mira së të cilit vështirë se mund të dyshojë ndonjë deputet, përfshirë ata të opozitës. Unë nuk jam njohur me përmbajtjen e këtij ndryshimi dhe nuk mund të flas konkretisht për të. Konteksti natyrisht që është delikat dhe i mbarsur me një frymë mosbesimi. Kjo duhet mbajtur parasysh, një lëvizje nuk mjafton të jetë e drejtë, por duhet të ketë edhe kohën e përshtatshme për t’u ndërmarrë. Për të folur më konkretisht, nuk do të ishte në të mirë të asaj që Berisha e quajti exit (dalje) nga kjo situatë ndërmarrja e veprimeve, që përtej përmbajtjes pozitive që mund të kenë, do të konsideroheshin si shprehje e tkurrjes së besimit apo si shprehje e mosbesimit ndaj Presidentit. Ka një thënie të Bertrand Rasëll për një politikan anglez. “U soll më shumë me shpirt publik se sa me maturi”, thotë Rasëll. Nuk do të dëshiroja që Kuvendi kësaj radhe të sillej më shumë me shpirt publik se sa me maturi. Le të presim Presidentin. Le të shohim a do të konsultohet me faktorët parlamentarë vendimmarrës.
Disa deputetë të shumicës kanë shprehur në forma të ndryshme shqetësimin se kriza me Presidentin Topi mund të ketë kosto elektorale sa për shkak të raportit të zotit Topi me elektoratin, aq edhe për faktin se PD dhe Berisha janë konfrontuar qoftë më presidentin socialist Meidani, qoftë me një president nga shoqëria civile si Moisiu, dhe tani edhe me presidentin demokrat, Topi. A e ndani ju këtë shqetësim?
E kam, por nuk e kam ndarë me njeri në grupin parlamentar, sepse edhe nuk zhvillohen diskutime të tilla. Në pikëpamje të përshtypjeve që lë kjo krizë te partnerët ndërkombëtarë apo edhe të një pjese të elektoratit, mendoj se e kemi me kosto. Qoftë edhe për faktin se Topi është presidenti që ka dalë nga radhët tona. E gjithë kjo nuk do të thotë se ne duhet t’ia nënshtrojmë çdo veprim tonin përshtypjeve dhe kalkulimeve të vogla, por nga ana tjetër nuk na lejohet të jemi spontanë, improvizues. E theksoj se duhet të dalim sa më parë nga kjo krizë komunikimi. Të dalim me një vizion të hapur e modern. Edhe po ta kishim presidentin të forcës kundërshtare këtë duhet të bëjmë. Nga ana tjetër, jam i bindur se Presidenti Topi është prej atyre që refuzon çdo nxitje apo frymëzim për të provokuar liderin e shumicës, që ky i fundit të paraqitet si dikush “që prishet me të gjithë”.
Ambasadori amerikan Withers ka dënuar publikisht rrëzimin e pesë dekreteve duke e quajtur një veprim të padenjë dhe rrëzim të frymës demokratike. Si i komentoni ju këtë deklaratë të kryediplomatit amerikan në Tiranë, i cili duhet thënë se ka qenë mjaft aktiv në këtë krizë mes Presidentit dhe Parlamentit?
Kam pasur rastin ta takoj ambasadorin Ëithers. Më ka lënë përshtypjen e një diplomati shumë të kulturuar me interesa të gjera, mjaft i lidhur me Shqipërinë dhe historinë e saj, gjë që ndjehet e kuptohet edhe në prononcimet e tij të drejtpërdrejta për zhvillimet në vendin tonë. Çdo amerikan është në shtëpinë e tij këtu në Shqipëri, kryediplomati Withers është i pari. Ndërkaq, prapa tij dhe në funksionin e tij ne shohim SHBA-të, një vend mik dhe shumë të dashur, që vetëm na do, që vetëm na ndihmon si askush tjetër. Prandaj çdo fjalë që vjen nga SHBA dhe përfaqësuesit e saj dëgjohet me vëmendje dhe respekt të veçantë prej nesh. Mirënjohja jonë për SHBA është e pakufishme. Demokracia në Shqipëri ka bërë hapa përpara edhe falë ndihmës së SHBA. Politikanët e këtij vendi kanë mësuar, kanë ecur përpara. Ajo që mund të them sot është kjo: Tashmë nuk ndodh e nuk ka për të ndodhur që ato deklarata apo qëndrime të përfaqësuesve të SHBA që përmbajnë kritika apo nuk na vijnë për shtat për momentin të injorohen, të bien në vesh të shurdhër apo të anatemohen siç edhe ka ndodhur dikur. Ne i njohim qëllimet e mira të SHBA-së. Sugjerimet, këshillat, vërejtjet apo edhe kritikat nga përfaqësuesit e këtij vendi i shërbejnë zhvillimit të Shqipërisë. Edhe kur ka ndonjë teprim, ne e dimë se tërheqja do të vijë në dritën e fakteve pozitive që prodhon politika dhe shoqëria shqiptare. Në këtë sens unë shpresoj se në deklarimet e Withers dhe miqve diplomatë për krizën e dekreteve do të konsiderohen edhe më shumë arsyet e Kuvendit të Shqipërisë. E rëndësishme është se dekretet u votuan me votim të fshehtë me kuti dhe çdo deputet u shpreh me votë të fshehtë. Nga ana tjetër, jam i bindur se ambasadori Withers do të vijojë të japë ndihmën e vet të vyer për rivendosjen e dialogut mes krerëve të institucioneve kryesore të shtetit shqiptar.
Shumë deputetë të PD-së në mbledhjet e grupit parlamentar kanë shprehur pakënaqësi ndaj qeverisjes, por edhe ndaj ministrave të veçantë, kurse në votimin e fundit, megjithëse ai ishte i fshehtë rezultoi se votat e maxhorancës janë në bllok pro vendimeve politike të marra paraprakisht. A mund të thuhet se deputetët tani preferojnë mandatin e deputetit për vitin e ardhshëm, për shkak edhe të ndryshimeve të fundit kushtetuese ku u vendos sistemi proporcional rajonal?
Jo, vota e fshehtë në bllok nuk dëshmon këtë që thoni ju. Përkundrazi, kjo votë tregon se deputetët bënë të tyret, arsyet që paraqiti Berisha. Sekush mund të votonte ndryshe, vota e fshehtë ishte e garantuar, por fakti që u ruajt disiplina e grupit në këto kushte flet për moralitetin e kësaj shumice.
Zgjedhjet e vitit 2009 po afrojnë dhe jemi duke hyrë në një vit elektoral. A është ky kabineti më i mirë i koalicionit të djathtë që duhet të shkojë në zgjedhje? Nëse jo kur është momenti më i përshtatshëm që duhen bërë ndryshimet në qeveri dhe në cilat fusha?
Unë kam folur shpesh për këtë temë. Kam qenë dhe mbetem për një qeveri më përfaqësuese dhe më dinamike në të gjitha pikëpamjet. Kohën duhet ta vendosë Kryeministri. Nëse ai mendon se duhen bërë ndryshime, siç ka lënë të kuptoje në një takim në PD me grupet e punës për zgjedhjet në parti, nuk duhet të vonohet. Vendimet e vonuara në politikë janë sterile.
Pra, ju mendoni se nuk mund të shkohet me ketë qeveri në zgjedhje?
Pikëpamja ime për nevojën e një qeverie më përfaqësuese nuk përputhet doemos me këtë që thoni ju. Jam kundër ndryshimeve për ndryshime, jam kundër ndryshimeve që do të sillnin një edicion të jesmenismit apo servilizmit, sëmundje të vjetra që duket se po marrin një zhvillim të ri pas ndryshimit të Ligjit Elektoral. Unë jam për ndryshime të mbështetura në një analizë të drejtë për punën e secilit, në një vlerësim të drejtë për kontributet, ambiciet dhe karrierën e politikanëve, një vizion të qartë për garën e ardhshme elektorale si garë programesh, garë ekipesh, garë e frymës së lirisë që përcjell secili grupim politik. Ja, pra, ky është një qëndrim që shpreh kërkesat e mia të larta për qeverisjen e partisë dhe koalicionit që votoj, pikëpamjen time se si mund ta mundim të majtën në zgjedhje.
E majta, sidomos Partia Socialiste e Ramës, me turin e “Dialog me Shqipërinë” dhe me veprimtari të tjera, po tenton të shtrihet djathtas, në shembullin e disa partive të majta evropiane, madje zoti Rama ka shkuar më larg duke folur për një bashkim përtej së majtës dhe së djathtës, pavarësisht se vetë është kryetar i PS-së. A ju shqetëson ky fakt në lidhje me zgjedhjet e ardhshme, a keni frikë se PS do të marrë zgjedhës demokratë?
Hapja me “bujari” sa majtas-djathtas, darovitja e premtimeve sa majtas-djathtas është pak a shumë një zakon i partive kur janë në opozitë. Por siç e vutë në dukje edhe ju, kryetari Edi Rama ka shkuar përtej dhe po lançon këtu në Shqipëri “një rrugë të katër”, rrugën e bashkimit të së majtës dhe të së djathtës në një bllok të vetëm votuesish që votojnë Ramën dhe partinë e tij! Mua nuk më duhet me shumë se kaq për të provuar se ky lider nuk ka kulturë politike të gjerë, nuk ka formim të mirë socialdemokrat, nuk ka një program ku të afirmohet identiteti i së majtës socialiste shqiptare dhe të gjitha këto, vetvetiu, si tërë liderët populistë, mëton t’i kompensojë duke u paraqitur si një shëlbues që do të nxjerrë në dritë popullin e vendin e tij! Ne e dimë sa të dëmshëm janë shëlbuesit për demokracinë. Thirrjet e Ramës propozojnë deformimin dhe kastrimin e pluralizmit të vërtetë; ato janë jehona dhe reminishenca të së kaluarës komuniste kur partia unike pretendonte të ishte parti e gjithë popullit. Në të vërtetë, përtej fasadës dhe formave, po të shikoni me kujdes PS e Ramës është në thelb më afër trashëgimisë së Partisë së Punës se sa PS e Servet Pëllumbit apo e PS e Fatos Nanos. Në PS-në e Ramës ka frymë organizimi dhe mund të thuash se ka edhe plot gjëra të tjera, por realisht nuk shihet të ketë qëndrime apo premtime që përhapin apo premtojnë një frymë lirie për shoqërinë. Por unë kam bindjen se Shqipëria vazhdon të këtë etje për demokracinë dhe prandaj fryma e lirisë do vazhdojë ta mundë frymën e organizimit. Me fjalë të tjera, ne si PD e si shumicë, në rastin më të keq mund të mundemi nga vetvetja, për defektet tona, por jo nga Partia Socialiste.
A mund të flisni më konkretisht për këto defekte dhe për autorët e tyre? Cilat do të ishin pretendimet kryesore ndaj kabinetit qeveritar?
Një rënie relative e vëmendjes dhe vendosmërisë për të luftuar korrupsionin si dhe vonesat e zvarritjet burokratike për t’u hapur rrugën investimeve private janë sipas mendimit tim dy problemet e mëdha të periudhës. Unë i shoh këto probleme nga Lezha, si të thuash më mjafton kupa e Lezhës për të shijuar fuqinë. Dhe duhet t’ju them se Lezha është një shembull ndër më të mirët e qeverisjes. Kam plot raste në KESH dhe në ndonjë sektor tjetër kur shpërdorimet bëhen hapur dhe akuzojnë një gjendje legale të këtij vesi. Korrupsioni rrethohet dhe afrohet ashtu si bisha drejt kafazit, por pikërisht në këtë fazë, në vend të kapjes së bishës, fillojnë pazaret. Kjo është dukuria. Këtë e shoh veçanërisht në punën e disa sektorëve që lidhen me krimin. Një problem i madh, ndoshta më i madhi, ka të bëjë me vonesat në realizmin e projekteve. Me argumentin se duhet të jemi shumë të kujdesshëm, burokratët tanë, shëmbëlltyra shpeshherë të ministrave që kanë në krye, masakrojnë muaj e muaj, deri edhe vite për t’u hapur rrugë investimeve private të huaja apo vendase. Unë ndjek mikroprojekte dhe makroprojekte, në industrinë e peshkut dhe ujit, në energjetikë, në tekstile, në portin e Shëngjinit e të tjerë. Janë acarues disa drejtorë e specialistë nëpër ministri të ndryshme që humbin nga dy-tre herë projektet e depozituara konform ligjit nga privatët, që nuk e kanë për gjë të mbajnë në sirtarë dy-tre muaj një kërkesë të thjeshtë. Zyrtarë të hutuar, zyrtarë që tradhtojnë me marifetet e tyre dëshirën për ryshfete, zyrtarë që nuk kanë asnjë lidhje me ritmet dhe programet e qeverisë… Koha shkon dhe kur vjen fundi kemi nëpër duar më shumë letra sesa themele. Ky është problemi. Natyrisht, kemi edhe shembuj shumë të mirë. Më kanë bërë përshtypje shumë pozitive disa zyrtarë të Ministrisë së Punëve Publike apo të ERE. Me ta, jam njohur duke shtyrë përpara projektin e Polit Energjetik të Lezhës, investimi më i madh dhe më real në Shqipëri në fushën e energjisë alternative. Kur të inaugurohet së shpejti fillimi i punimeve, do t’i ftojë për t’ia treguar publikut dhe kryeministrit Berisha si shembull.
Si reagon Kryeministri ndaj këtyre vonesave që në fund të fundit lidhen me bilancin e arritjeve të qeverisë në fund të mandatit?
Mesa kam parë ky është gjithashtu, problemi i tij i madh. Heqja kohët e fundit e rreth gjashtë dhjetë licencave është shprehje e luftës, që Berisha u ka shpallur vonesave. Por ai nuk mund t’ia dalë vetëm dhe do doja të shtoja se nuk duhet të pretendojë t’ia dalë vetëm.
Ç’doni të thoni me këtë? Ç’mendim keni për protagonizmin e Berishës, e shikoni si diçka të mirë apo si diçka të dëmshme për qeverisjen?
Në tërësi, e shoh si një vlerë të qeverisjes. Midis një kryeministri që nuk merr asnjë përgjegjësi dhe një tjetri që mbingarkohet, do zgjidhja këtë të dytin. Së paku në këtë fazë të zhvillimeve demokratike në Shqipëri. Por gjella me kripë e kripa me karar, siç thotë populli. Ç’dua të them? Berisha nganjëherë i trajton si sulme politike kundër tij kritikat apo objeksionet që bëhen ndaj zyrtarëve të ndryshëm të koalicionit. Kjo nuk është aq e saktë. Së pari, sepse këtu nuk është zakon që Berisha të sulmohet tërthorazi, me parimin t’i bien pragut të dëgjojë dera. Jo, kundërshtarët e tij i bien atij me sa të mundin. Ky është zakoni i çuar në teprim madje. Në të vërtetë, jo çdo kritikë që i bëhet qeverisë është politike dhe ka në fokus dobësimin apo rrëzimin e kryeministrit. Pra, Berisha duhet të mendohet më gjatë kur vendos t’u bëhet parzmore zyrtarëve që kritikohen, sulmohen apo akuzohen. Duhet t’i shohë gjërat në substancë, duke peshuar faktet konkrete. Këto qëndrime priren të ushqejnë papërgjegjshmërinë e zyrtarëve dinakë. Kemi ministra që nuk njohin më vendimet e gjykatave dhe kjo është për të vënë kujën. Këto qëndrime i zhdukin në fakt institucionet e marra në sqetull nga shefi i shumicës. Qeveria është solidare, është piramidale, por është edhe horizontale. Që do të thotë se, secili duhet të përgjigjet për punën e tij.
“Qeveria e Withers, jo të përfshirë”
Sipas deputetit të Partisë Demokratike, Preç Zogaj, qeveria shqiptare dhe ambasadori amerikan në Tiranë nuk janë të përfshirë në trafikun e armëve që bliheshin në vendin tonë për llogari të Pentagonit. Në një intervistë për gazetën “Panorama”, Zogaj thotë se: “Do ta përjashtoja në mënyrë kategorike implikimin e një qeverie si qeveria shqiptare apo të ambasadorit amerikan e stafit të tij në një mashtrim aq të trashë siç është fshehja e markës së fishekëve. Këtë nuk e rrok logjika. Gjithsesi, ambasadori Ëithers ka paralajmëruar një përgjigje dhe unë jam i bindur se përgjigja e tij do të sqarojë gjithçka”. Sipas tij, “për vetë natyrën dhe pasojat që prodhuan këto afera, hetimi, me sa shoh unë, mund të përfshijë edhe individë, që nesër do të rezultojnë të pafajshëm, por nuk do të ndodhë të mos përfshihen apo të harrohen fajtorët”.
Berisha takon Sarkozy
Kryeministri Berisha pati dje një takim me Presidentin e Francës Nikola Sarkozy, në Pallatin Presidencial Elysee, në kuadër të takimit të liderëve të partive të Bashkimit Demokrat Ndërkombëtar (IDU), që po zhvillon punimet në Paris, nga datat 25-26 qershor. Sipas njoftimit të zyrës së shtypit të Këshillit të Ministrave të dy personalitetet shprehën kënaqësinë për këtë takim. “Kryeministri Berisha i shprehu Presidentit francez falënderimet për organizimin dhe mikpritjen në takimin e liderëve të partive që aderojnë në Bashkimin Demokrat Ndërkombëtar (IDU). Gjithashtu, Kryeministri i shprehu Presidentit Sarkozy mirënjohjen për ndihmën dhe mbështetjen që Franca dhe populli francez i ka dhënë dhe vazhdon t’i japë Shqipërisë në rrugën e saj të integrimit”, thuhet në njoftim.
LSI: Korrektim kombëtar për zgjedhjet e 2009
Kryetari i Komitetit Drejtues të LSI-së, Edmond Haxhinasto, shprehu qetësim për Reformën Zgjedhore dhe Kodin e ri Zgjedhor, i cili, sipas tij, ka mbetur përsëri një çështje e retorikës politike e mediatike, ku nuk po vërehet asnjë përparim konkret. “Ky Kod duhet të hartohet në Komisionin Ad Hoc Parlamentar për Reformën Zgjedhore, me gjithëpërfshirjen e partive politike, dhe jo në ndonjë komision tjetër apo në kafenetë e Parlamentit”, tha Haxhinasto. Ai kërkoi që të vendoset për një korrektim kombëtar për votat që partitë nuk mund t’i përdorin në nivelin e rajonit zgjedhor, me qëllim që të korrigjohet dëmi që sistemi zgjedhor i përzgjedhur nga PD dhe PS i bënë përfaqësimit proporcional të shqiptareve, ndërsa rezultati zgjedhor të përllogaritet përmes Metodës Hare, e cila ofron një rezultat zgjedhor më afër vullnetit të votuesve shqiptarë.