Ndërtuesit: Politika ndikoi keq në 2009-ën

Fushata elektorale ndikoi negativisht tek ndërtimi. Kështu thuhet në raportin vjetor të Shoqatës së Ndërtuesve të prezantuar ditën e sotme. Luigj Aleksi, kreu i shoqatës së ndërtuesve theksoi se fushata pati ndikim negativ tek sektori i ndërtimit. Në raport theksohet se në 2009-ën bankat ndërprenë kreditë dhe ky vit ishte i vështirë për ndërtimin.
"Viti 2009-të ishte viti që ndërtimi ndjeu pasojë e krizës ekonomike. Klima politike ndikoi negativisht tek emigrantët dhe tek biznesi. Po ashtu numri i lejeve të ndërtimit ka qenë shumë i ulët", theksoi Aleksi.
Sipas tij, ndërtimi është jetik në ekonominë e vendit ndaj duhen përmirësuar aftësitë e menaxhimit në këtë biznes.