Ndërtuesit do bëjnë propozime për draftin e Planifikimit të Territorit
Shoqata e Ndërtuesve ka ndjekur hap pas hapi hartimin e projektligjit për Planifikimin e Territorit dhe ka paraqitur vërejtjet dhe propozimet e veta pranë organeve përkatëse. “Ne sapo kemi marrë në dorë draftin e fundit dhe po e shqyrtojmë me kujdes atë, për të parë reflektimin e propozimeve tona. Nga praktika e deritanishme kemi parë që variantet përfundimtare ndryshojnë në elementë thelbësorë, duke ndryshuar gjithë konceptin e projekteve fillestare”, - ka deklaruar dje për median nëndrejtori i Shoqatës së Ndërtuesve të Shqipërisë, Ilir Hebovija. Ai thekson se në vështrim të parë shoqata vëren se parimi i pranimit të heshtur i kërkuar me forcë nga ndërtuesit, ka gjetur pasqyrim në këtë projekt dhe mendohet se ky parim do të detyrojë administratën të respektojë afatet ligjore dhe të kthejnë përgjigje për praktikat brenda limiteve ligjore. “Ne nuk duam që parimi i pranimit të heshtur të jetë parimi bazë i ligjit, por ky parim të shërbejë si nxitje për vënien në lëvizje të administratës së pushtetit vendor”, - thotë Hebovija. Ai bën me dije se Shoqata e Ndërtuesve shumë shpejt do të paraqesë edhe propozimet e saj në lidhje me draftin që është tashmë në duart e grupeve të interesit.
Pak ditë më parë Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit bëri prezantimin e projektligjit të planifikimit të territorit, ku morën pjesë edhe përfaqësues të kryesisë së Shoqatës së Qarqeve të Shqipërisë. Në këtë takim ministri Olldashi theksoi se ky projektligj i jep një forcë më të madhe planifikimit të detyruar, si një proces ku çdo hapësirë e territorit duhet të mbulohet me një plan zhvillimi apo me një strategji zhvillimi; ndan më qartë dhe delegon një numër më të madh kompetencash drejt autoriteteve të pushtetit vendor, si dhe ruan dhe konsolidon konceptin e pranimit të heshtjes, pra i heqjes së barrëve të tepërta, që shpeshherë përdoren si mekanizma abuzimi në kërkesat për dhënien e lejeve të ndërtimit. “Projektligji, - tha ai, - vendos detyrime ndaj administratës nëse nuk përgjigjet në kohën e caktuar nga ky ligj, duke e konsideruar lejen të mirëqenë. Projektligji jep gjithashtu mekanizmat e duhur të transparencës për zhvillimin, për hartimin e planeve, për miratimin e planeve, duke i bërë ato pjesë të diskutimit publik me të gjithë aktorët. Në këtë projektligj është bërë një përpjekje për ta lidhur më mirë draftin me buxhetimin, pra që planifikimi mbi territor të mos jetë vetëm një vendosje njollash apo gjurmësh, por të jetë një orientim edhe për investimet publike apo private që do të bëhen brenda territorit. Planet urbane, pra, duhet të shërbejnë jo vetëm për dhënie të lejeve të ndërtimit, por kryesisht të orientojnë investimet publike në infrastrukturë dhe shërbime. Në këtë projektligj është vendosur një hierarki më e mirë e planifikimit. U është dhënë një ndarje më e qartë kompetencave të niveleve të ndryshme, duke u prirur drejt delegimit të sa më shumë kompetencave pranë njësive të qeverisjes vendore dhe qarqeve, pra e ndarë sipas niveleve të autoritetit në qendror, rajonal dhe lokal.