“Philips” vjen për herë të parë në Shqipëri, me produktet e ndriçimit
“Philips” prezantoi për herë të parë, përmes partnerit të tij ekskluziv në Shqipëri, kompanisë “Loka Glow”, produktet e ndriçimit. Prezantimi u bë ditën e enjte, më datë 23 tetor 2008, ora 17:00 në “Hotel Tirana International” në workshop-in me temë “Tendencat e reja në tregun evropian të ndriçimit”. Në këtë aktivitet morën pjesë kompani të njohura shqiptare, studio arkitekture dhe projektimi, arkitektë dhe inxhinierë të kompanive të ndryshme të ndërtimit dhe përfaqësues të shoqatave të biznesit në vendin tonë. Mikhail Danielachvili, përfaqësuesi rajonal i “Philips”, prezantoi tendencat bashkëkohore të ndriçimit, gamën e produkteve të kësaj kompanie të njohur, markat e ndryshme si dhe bashkëpunimin me partnerin ekskluziv, “Loka Glow”, në Shqipëri.
““Philips” paraqet për konsumatorët shqiptarë markat e njohura ndërkombëtare si: “Massive”, “Bright”, “Esseo”, “Lirio”, “Top Selection”, produkte të njohura për cilësinë dhe standardet, të certifikuara në tregun e BE-së. Të gjitha produktet kanë një emër, “Philips”, të njohur gjerësisht në tregjet globale, por që konsumatori shqiptar ka rastin më të mirë për ta prekur. Duke ju falënderuar për pjesëmarrjen, ju urojmë për bashkëpunime të mëtejshme”.