E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndeshja Brazil -Itali pushton audiencen, Edmond Kola cudit tifozet

Ndeshje Itali-Brazil (0-3), shenoi nje episod te cuditshem ne SHBA. Dy inxhiniere, njeri amerikan dhe tjetri egjiptian, Ragi dhe Ahmed Jad, te cilet jane miq te ngushte kane insistuar te ndjekin ndeshjes mes dy kombetareve te tyre, por jane perballur ne nje qytet te SHBA-se me nje shqiptar, ne lokalin e ketij te fundit, i quajtur "Caffé dello Sport". Ne te njejtin orar luheshin dy ndeshjet dhe ne lokal, ndodheshin tre TV. Asnje prej tyre nuk transmetonte ndeshjen, Egjipt-SHBA. Sipas "Boston Globe" ne fillim te ndeshjes dy prej ekraneve po transmetonin ndeshjen Brazil-Itali, kur pak momente me pas te tre ekranet kishin pamjet e ndeshjes se madhe mes gjiganteve te futbollit boteror. Edmond Kola, nje shtetas shqiptar, citohet ne mediat amerikane, vendosi qe ne TV te transmetohej sfida me me shume interes, duke mos iu pergjigjur kerkeses per ata pak te pranishem qe donin te ndiqnin takimin Egjipt-SHBA. "Une jam shqiptar" - ka thene Kola, qe me kete donte te tregonte vendosmeri. Ne Kupen e Konfederatave, Brazili fitoi ndaj Italise 3-0. Ne lokalin e Koles, per te pare ndeshjen kane qene nje numer i konsiderueshem me tifoze, shumica e te cileve ishin ndare ne dy kampe, ata qe mbeshtesnin Brazilin dhe ne kampin tjeter, ishin perkrahesit e Italise. Kete ndeshje e ka ndjekur edhe nje cift, Mauricio Benavente, 25 vjec, nga Italia dhe e dashura e tij 21 vjec, Valeska Lins, nga Brazili.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›