Shkojnë për të vjedhur qëllojnë me armë fermerin
23/06/2009 Arrestohen dy vëllezër
BERAT- Një ngjarje e paprecedent ka ndodhur në fshatin Goriçan të rrethit të Beratit gjatë pasdites së djeshme. Burime policore bëjnë me dije se at e bir kanë qenë duke vjedhur shalqinj në pronën e fermerit Agron B. dhe pasi janë zbuluar prej pronarit janë grindur me të deri sa kanë arritur në përdorimin e armës. Sipas burimeve nga vendngjarja Ylli T. së bashku me djalin e ti kanë hyrë në parcelën e bashkëfshatarit të tyre për të vjedhur, por janë pikasur nga ky i fundit, i cili u ka kërkuar shpjegime dhe largimin e menjëhershëm prej pronës. Autori ka shkuar më pas në shtëpi dhe ka marrë armën automatike dhe ka qëlluar në drejtim të pronarit të parcelës. Menjëherë pas kësaj në vendngjarje kanë mbërritur inspektorët e policisë kriminale dhe forca të grupit të gatshëm ku kanë bërë të mundur arrestimin e A. T. dhe vëllait të tij Y. T. Sipas Drejtorisë së Policisë qarkut Berat, tashmë dy vëllezërit Tafa do të përballen me akuzën e “Vrasjes me paramendim në bashkëpunim të mbetur në tentativë dhe armëmbajtjes pa leje”.