E Diel, 1 Nëntor 2026

Vllaznia ndaj Sligos, shanse per kualifikim

Kundershtari i Vllaznise ne turin e pare paraeliminator, Sligo Rovers nuk ka ndonje histori te pasur ne Irlande dhe as me pak ne Evrope. Vllaznia ka nje tradite me te pasur ne Evrope dhe i ka shanset qe te kualifikohet ne turin e dyte paraeliminator te Liges Europa. Sligo Rovers eshte formuar me 17 Shtator te vitit 1928, nga bashkimi i dy ekipeve te te rinjve. Ne vitin 1977 Sligo, fitoi titullin kampion ne Irlande dhe ne vitin 1983 kjo skuader fitoi edhe kupen e Irlandes. Ne vitin 1983 Sligo Rovers, fitoi edhe Kupen e Irlandes, duke mundur Bohemias. Ne vitin 1994 Rovers mori pjese ne Kupen e Kupave, por eshte eliminuar nga Klab Bruzhi i Belgjikes ne turin e pare. Ekipi irlandez i Sligo Rovers, ka rene ne nje kategori me poshte gjate viteve te fundit dhe eshte ngjitur nje vit me pare mes me te mirave te Irlandes, duke zene nje nder vendet e para, cka i solli edhe pjesemarrjen ne Europa Lige. Sligo Rovers eshte raportuar gjate kampionatit te fundit nje skuader me probleme te shumta financiare, sa rrezikoi edhe vijimin e kampionatit.

Austria e Vjenes

Ne vitin 1979 Vllaznia fitonte ne nje ndeshje historike ndaj Austrise se Vjenes, ne Shkoder me rezultatin 1-0. Nese shkodranet do te kalojne turin e pare, ne te dytin do te perballen pikerisht me ekipin e Austrise se Vjenes.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›