Në kërkim 3 shtetas, morën peng bashkëfshatarin
23/06/2009 Lazarat, dyshime për prishje pazaresh droge
TEPELENË - Tre shtetas janë shpallur në kërkim ditën e hënë nga policia e Tepelenës, pasi dyshohet se dy ditë më parë ata kanë mbajtur peng një banor të fshatit Lazarat për motive të dobëta. Gentian Mullai, zëdhënësi i Drejtorisë së Policisë së qarkut Gjirokastrës, ka pohuar se “dy ditë më parë shtetasit Kastriot D. në bashkëpunim me Pëllumb Ç. dhe Sali V., kanë marrë me forcë në qytetin e Gjirokastrës me automjetin tip Mitsubishi me targa TR 0609 F, 26-vjeçarin S.Ç., nga fshati Lazarat i rrethit Gjirokastër, duke e mbajtur peng mbi 12 orë në një banesë në fshatin Luftinjë të rrethit Tepelenë dhe më pas e kanë lënë të lirë”. “Nga veprimet e kryera rezultoi se motivet e kësaj ngjarje kanë qenë prishja e pazareve për shitjen e lëndëve narkotike midis autorëve dhe të dëmtuarit”, sqaron Gentian Mullai. Po i njëjti zyrtar ka shtuar se, policia lokale ka ndalur edhe shtetasit e dëmtuar S.Ç, i dënuar më parë për veprën penale të “vjedhjes me armë”, me akuzën e penale e “moskallëzimit të krimit”, parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal. Materialet i kaluan Prokurorisë së Gjirokastrës për veprime të mëtejshme.