Shkodër, plagos me thikë gruan, arrestohet 51-vjecari
SHKODËR- Një 51-vjeçar, banues në lagjen “Daniel Matlia” të qytetit të Shkodrës, u arrestua nga forcat e policisë, pasi plagosi rëndë me armë të ftohtë, thikë, bashkëshorten e tij.
Burime nga policia e Shkodrës bëjnë të ditur se ngjarja në fjalë ndodhi mesditën e sotme në pikën turistike të Shirokës, kur 51 vjeçari, Sami Bajraku, pasi ka tërhequr poshtë rrugës bashkëshorten e tij 47 vjeçare, Vjollca Bajraku, e ka goditur disa herë atë me thikë.
Uniformat blu të komisariatit të policisë së Shkodrës, të mbërritura menjëherë në vendngjarje, kanë bërë të mundur arrestimin e 51 vjeçarit Sami Bajraku. Ndërkohë, bashkëshortja e tij është dërguar urgjentisht në Spitalin Rajonal të Shkodrës, ku si pasoje e plagëve të rënda të marra në trupin e saj, është në gjendje kritike për jeten.
Nga veprimet hetimore të kryera deri tani, rezultoi se shkak i ngjarjes është bërë një konflikt i çastit , mes çiftit, për motive të dobëta.
(d.b/BalkanWeb)