Ademi kandidon në Federatën Botërore të Peshëngritjes
Presidenti i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Esat Ademi, do të kandidojë për një vend si zv-president ose si anëtar i Komitetit Ekzekutiv të Federatës Botërore të këtij sporti. Kongresi për zgjedhjet e reja në Federatën Ndërkombëtare të Peshëngritjes do të mbahet në Madrid më datë 31 mars.
“Këto kandidime janë një tjetër tregues i reputacionit dhe prestigjit që gëzon fedarata jonë në peshëngritjes botërore, si dhe autoritetin e presidentit Ademi në familjen botërore të peshëngritjes”, deklaron Ilir Kraja, sekretar i FSHP-së.
Esat Ademi, veçse president i FSHP-së, është presidenti aktual i Konfederatës Mesdhetare të Peshëngritjes dhe anëtar i Komitetit Ekzekutiv në Federatën Europiane.