E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndeshja-Qato: I emocionuar , por besoj në fitore

Boksieri Kreshnik Qato në prag të ndeshjes me hungarezin Zoltan Surman, në linjë telefonike për Ora News u shpreh i emocionuar për ndeshjen. "Por me mbështetjen e tifozëve dhe promotorit zotit Ylli Ndroqi do t'ia dal mbanë të fitoj", tha Qato. Boksieri tha se ai është përgatitur shumë për këtë përballje dhe beson në fitore.
Kreshnik Qato tha se deri tani janë shitur mbi 1500 bileta për tifozët shqiptarë që do jenë të pranishëm në Kensington Town Hall në Londër për të ndjekur sfidën Qato-Surman.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›