Rriten temperaturat, koha e mirë për plazh

Të dielën mund të planifikoni të shkoni në plazh pa u druajtur nga ndyshimet e motit. Pavarësisht fillimit të fundjavës me shi dhe temperatura mjaft të freskëta, meteorologët parashikojnë një të dielë me diell dhe temperatura të favorshme për të pushuar në bregdet. Temperatura edhe më të nxehta na presin për javën e re. Meteoalb parashikon përmirësim të ndjeshëm të kushteve atmosferike dhe rritje të temperaturave, deri 38-39 gradë Celsius.
Parashikimi për muajin korrik flet për ditë më të favorshme plazhi. Nuk përjashtohet mundësia e vranësirave dhe rreshjeve të dobëta, të cilat gjithsesi nuk do të prishin planet tuaja për pushime në javët e mbetura të korrikut.