E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liverpool e nis me barazim

Pavarësisht përforcimeve të mëdha të bëra gjatë kësaj vere, Liverpool nuk arriti më tepër se një barazim 1-1 në shtëpi, kundër Sunderlandit, në ndeshjen e xhiros së parë të Premierligës. QPR, në rikthim e tij në elitë u mund 4-0 në shtëpi nga Bolton. Nga Express më 14 gusht 2011 në ora 10:35

Liverpool me pamje të re u desh të pajtohet me një pikë në ndeshjen e tyre të parë të sezonit të ri në Premierligë, duke u ndalur 1-1 në shtëpi nga Sunderlandi, të dielën.

Sulmuesi uruguaian, Luis Suarez e dërgoi topin në tribuna, pas penalltisë në minutën e pestë, por ai e përmirësoi gabimin e mëparshëm duke realizuar me kokë në minutën e 12-të, pas topit të harkuar nga goditja e lirë e Charlie Adamit, njëri prej katër përforcimeve të reja që debutuan për Liverpoolin.

Një tjetër blerje e këtij afati kalimtar të verës, mesfushori Stewart Downing qëlloi shtyllën, ndërsa sulmuesi Andy Carroll shënoi, por goli i tij u anulua për një ndërhyrje të palejueshme në sulm.

Liverpool dominoi plotësisht në pjesën e parë. Mirëpo, Reds e paguan çmimin për rastet e humbura kur Ahmed El Mohomady harkoi nga krahu i djathtë, ndërsa Sebastian Larsson kërceu në mënyrë akrobatike dhe me goditje volej e mposhti portierin Pepe Reina, pak para një ore lojë.

Menaxheri i Sunderlandit, Steve Bruce mund të jetë i kënaqur me pikën e fituar në Anfield Road, por assesi strategu i Liverpoolit, Kenny Dalglish. Megjithatë, ngushëllim për të mund të shërbejë fakti se përforcimet e reja dhanë shenja inkurajuese.

Në ndeshjet e tjera, skuadra e promovuar këtë edicion në Premierligë, Quuens Park Rangers u mposht 4-0 në shtëpi nga Bolton Wanderers ndërsa Norwich City nxori një pikë me barazimin 1-1 në Wigan Athletic. Wolverhampton Wanderers fitoi 2-1 në Blackburn Rovers, ndërsa Fulham barazoi 0-0 me Aston Villën në Craven Cottage. T

ë dielën zhvillohen dy ndeshje të tjera. Kampioni Manchester United është mysafir i West Bromwich Albionit, ndërsa Stoke pret Chelsean. Të hënën, Manchester City është nikoqir i Swanseas.

Premierliga

Rezultatet

Blackburn – Wolves1 - 2
Fulham - Aston Villa0 - 0
Liverpool – Sunderland1 - 1
QPR – Bolton0 - 4
Tottenham - Everton (u shty)
Wigan – Norwich1 - 1
Newcastle – Arsenal

E diel

Stoke - Chelsea
West Brom - Man Utd

E hënë

Manc City - Swansea

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›