E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndeshja e fundit e Alban Bushit

Futbollistet shpresojnë qe kjo ndeshje te jete e mire edhe pse kane përball një skuadër mjaft te fuqishme si Franca e për sa i përket fitores ata janë pak te rezervuar ne këtë pike. Këto deklarata futbollistet i dhanë gjate një vizite qe bene ne kopshtin e fëmijëve, biznes ky i ngritur nga kolegu i tyre Alban Bushi. Me rastin e mbylljes se karrierës, futbollisti i famshëm Bushi kishte organizuar një feste me fëmijët e këtij kopshti ku shpërndau për ta uniforma te kombëtares, topa e kapele. Por jo vetëm kaq, për Bushin koleget e tij te fushës kishin sjelle si dhurate një top argjendi ne nder te gjithë atyre viteve qe ai ka dhënë ne futbollin shqiptar. I nderuar nga miqtë ai shprehu falënderimet e tij. Fëmijët e kopshtit janë argëtuar për rreth një ore me futbollistet shqiptare duke veshur edhe uniformat e dhuruara. Shiko kroniken video

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›