Klaudia Kardinale ne Durrës
Klaudia Kardinale, ka zbritur kështu për here te pare ne Shqipëri, pikërisht ne ditën e katërt te festivalit te filmit ne Durrës. Aktorja italiano-tuniziane, një yll i epokës se arte te kinematografisë evropiane, e një seks simbol i viteve ‘60, edhe pse sot ne moshën 73 vjeçare, ka rrëfyer se nuk e dinte për adhuruesit e saj shqiptar. Me humor, e pyetur mbi ndjesitë e para ne Shqipëri, ajo është përgjigjur: “Bëka shume vape. Nuk e dija qe kisha kaq shume adhurues”. E ndjekur përsëri nga grupi i adhuruesve, Kardinale është ngjitur me pas ne skenën e teatrit “Aleksandër Moisiu”, ku edhe është vlerësuar nga kryebashkiaku Vangjush Dako, me “Pjatën e Arte”. Por, Kardinale e cila ne karrierën e saj numëron mbi 80 filma, erdhi ne këtë festival për te promovuar pelikulën turke “Te jesh italian me Zonjën Erika”, film ne konkurrim. Duke prezantuar pikërisht këtë prodhim, ajo tregoi eksperiencën me regjisorin e ri. Bashke me filmin e vitit 2011, Kardinale e cila do te qëndrojë mes Durrësit dhe Tiranes deri ne datën 2 shtator, do te prezantoje ditën e ndarjes se çmimeve edhe pelikulën e njohur te Fellinit, ku ka qene protagoniste e “8 e gjysme”. E sa për ata qe nuk munden ta takojnë ajo nuk harron tu dhuroje një puthje te gjithëve.
Shiko kroniken video
Shiko kroniken video