E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndeshja me Luksemburgun Kuzhe Nese nuk fitojme do te ishte deshmtim

Trajneri i kombetares se Shqiperise Josip Kuzhe e cileson nje deshtim nese skuadra e tij nuk do te fitoje ne ndeshjen kunder Luksemburgut e cila do te luhet neser ne lsquoQemal Stafa per eliminatoret e Euro 2012. Nese barazimi 1-1 ne ndeshjen e pare kunder Rumanise eshte nje sukses per sfiden e radhes tekniku kroat llogarit vetem tri piket. Per te arritur kete objektiv Kuzhe ka zbuluar se do te zbrese ne fushen e lojes me nje formacion sulmues.

Mendimi im eshte te luaje me dy sulmues si dhe me Muzaken e Skelen minuta e pare pasi dua te kem ne fushe 3-4 futbolliste ofensive. Nese nuk do te fitojme kunder Luksemburgut mendoj se do te benim jo nje por tre hapa pas. Kemi punuar gjet ketij viti per te arritur pikerisht keto rezultate dhe nese nuk do te fitonim do te ishte nje deshtim tha Kuzhe.
Edhe mbrojtesi i kombetares shqiptare Lorik Cana ka bere te ditur se skuadra do te kerkoje maksimumin ndaj Luksmeburgut por sipas tij nuk ka vend per eufori.

Nuk kemi ne luks per te qene ne eufori. Sigurisht rezultati qe kemi marre ne Rumani eshte jashtezakonisht i mire. Pavarerisht rezultatit ekipi jone eshte duke punuar me vlera qe duhet ti takojne cdo ekipi kombetar tha Cana.
Shqiperia luan ne grupin D eliminator te Euro 2012 ku bejne pjese Franca Rumania Bosnje Herzegovina Bjellorusia dhe Luksemburgu.

Azhornuar se fundi e hene 06 shtator 2010

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›