Tirana triplete humbjesh ne Evrope
Tirana pas gjashte vjetesh detyrohet ta mbylle jashte deshires se vet nje tur ne UEFA FUTSAL CUP me zero pike. Per here te fundit ka ndodhur ne turin e pare me 2004 kur bardheblute nuk munden te kalonin ruset e Dinamos se Moskes polaket e Krakovias dhe gjeorgjianet e Iberia Tbilis. Nje skuader qe arrin te permbyse ne ndeshjen e fundit nga 0-4 per danezet ne 3-4 nuk arrin dot te barazoje. Jo vetem rastet e humbura por perballe kane nje mur qe dje e ka pasur emrin Adolfo Rodriguez kiliani me pasaporte daneze. Ne fakt Tirana luante 2 vjet me pare me kete skuader e cila ne Kaunas ka pasur emrin IF Albertslund. Por pas dy vjetesh me gjithe deshiren e madhe per te fituar e per te kapur vendin e dyte ne renditje danezet rezultuan kocke e forte. Bardheblute e kane nisur me ndryshime 5-en e pare teksa Resuli aktivizon si titullar portierin Rrapi. Deri ne te 10 kryeqytetasit krijojne raste shenimi me Manastirliun e Samarxhi por pa rezultat. Ne krahun tjeter Rrapi ben pritje qe i jep besim skuadres se kjo ndeshje mund te jete dhe ndryshe. Ne momentin qe danezet kane marre pushimin ka ardhur hataja. Per 5 minuta me gjithe perpjekjet maksimale te Rrapit Jepsen Jorgensen dhe Cevik shenojne tri here ne porten e bardhebluve. shte forcuar ideja e nje shpartallimi atehere kur Uinter do te shenonte golin e 4-t. Por Tirana me Manastirliun Hysen Nikollin Samarxhi Sinen Gjonin Thanasin krijojne aksione sulmuese dhe e mbyllin skuadren daneze ne zonen e tyre. Nikolli ka shenuar ne te 27. Pas tri minutave Manastirliu ka qene i sakte ne gjuajtjen e tij nga pika e bardhe e penalltise. E me pas ne nje aksion te shpejte me nje kombinim perfekt Sina-Hysa ky i fundit shenon golin e trete. Danezet detyrohen te therrasin pervojen e Rodriguez i cili eviton barazimin teksa i ka thene Jo golit ne gjuajtjet e Sines Hoxhes Nikollit e Hyses. Ne momentin me te mire te bardhebluve danezet marrin faullin e gjashte qe e ka kthyer ne gol Joergensen dhe 3-5. Sina e ka ngushtuar ne 4-5 por nuk ka me kohe per barazim. Nje nder ndeshjet me te mira te Tiranes pertej humbjes. Ne fund ajo qe dhemb shume eshte shifra 0 pike. Ky ishte dhe fundi i turneut te Maltes per Tiranen me 7 gola te shenuar Nikolli e Sina shenuesit me te mire te skuadres dhe me 12 gola te pesuar.