E Diel, 1 Nëntor 2026

Sonte Shqiperi- Luksemburg Kuzhe Duam vetem fitore

Kombetarja e Shqiperise do te zbrese sot ne oren 2015 ne fushen e Qemal Stafes ne testin e dyte per eliminatoret e Euro 2012 kunder Luksemburgut. Skuadra e drejtuar nga Josip Kuzhe e nisi ne menyren me te mire fushaten e saj ne grupin D duke barazuar ne transferte 1-1 kunder Rumanise por sfida e sotme eshte krejt e ndryshme dhe objektivi i vetem i kuqezinjve eshte fitorja. Kete e ka konfirmuar vete tekniku Kuzhe i cili ne konferencen e fundit perpara mediave beri te ditur se cdo rezultat tjeter do te ishte nje deshtim.

I ndryshem do te jete dhe moduli i lojes se perfaqesueses shqiptare qe kunder Luksemburgut do ta filloje ndeshjen me dy sulmues. Asnje levizje ne repartin mbrojtes ku porta do ti besohet perseri Beqajt ndersa perpara tij do te rreshtohen Cana Curri Dallku dhe Vangjeli. Per mesin e fushes Kuzhe ka preferuar nje romb me Bulkun shkaterrues te vetem.

Ne krahun e majte do te luaje Agolli ndersa ne te djathtin nje vend titullari ka fituar Muzaka i cili ishte dhe autori i golit te barazimit ne Rumani. Rombi i mesfushshes plotesohet me Skelen i cili ka ne dore fantazine e lojes se kuqezinjve dhe duhet te ndihmoje dyshen e sulmit Salihi-Bogdani qe do ta nisin ndeshjen nga minuta e pare.

Perpara kesaj sfide kompanite gjigande te basteve shohin Shqiperine si favorite te padiskutueshme duke e kuotuar fitoren e Shqiperise me koeficientin 1.3.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›