E Diel, 1 Nëntor 2026

Rihapet pas 20 viteve Qendra e Akomodimit

Pas nje mungese prej afro dy dhjetevjecaresh Qendra e Sherbimeve te Sportit e drejtuar tanime nga atletja dhe rekordmenia e mirenjohur e pistes Klodiana Shala rikthen ne funksionim Qendren e Akomodimit te Sportisteve. Kjo qender e cila ndodhet ne mjediset e kesaj agjencie prane stadiumit kombetar Qemal Stafa do te ofroje kushte komode per sportistet ne prag te grumbullimit te tyre per veprimtarite nderkombetare. Sipas sportistit te mirenjohur Ilir Suli rikthimi ne funksionim i kesaj qendre eshte nje ogur i mire per sportin shqiptar. Te them te drejten - thote ai duke folur per Televizionin Shqiptar - rivenia ne funksionim e kesaj qendre sportive me kthen ne kujtese kujtime te bukura pasi pikerisht ne keto dhoma madje ne kushte edhe shume me modeste se kaq kane ndenjur kampione te medhenj si Pirro Dhima Luan Shabani Mirjan Hakani e shume te tjere. Prandaj perfitoj nga rasti ta pergezoj kolegen dhe miken time Klodiana Shalen per punen e mire qe ka bere per ringritjen e kesaj Qendre te Akomodimit te Sportisteve ne vecanti dhe per ndryshimin e dukshem qe po i ben faqes se Agjencise se Sherbimeve te Sportit - ka theksuar Suli. Vete drejtorja e re e Agjencise se Sherbimeve te Sportit Klodiana Shala ndjehet krenare per faktin se ringritja e kesaj qendre te akomodimit te sportisteve eshte bere e mundur fale nje investimi prej afro 10 milione lekesh te vjeter. Perfitoj nga rasti te falenderoj ketu biznesmenin e mirenjohur dashamiresin e sportit shqiptar dhe njekohesisht presidentin e Federates Shqiptare te Peshengritjes Esat Ademi i cili ka kontribuar me 50 per qind te ketij fondi - thote Klodiana. Po kaq i vyer - vijon ajo - ka qene edhe kontributi i nje tjeter biznesi dashamires ndaj sportit kompanise se telefonise se levizshme AMC dhe kreut te saj Stefanos Oktapodhas pa harruar ketu sigurisht edhe ndihmen dhe kontributin e vazhdueshem te Ministrise se Turizmit Kultures Rinise dhe Sporteve. Olgert Serani

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›