Humbasim sepse kaq është takati ynë
Luajmë e kërkojmë të fitojmë, por as vetë nuk e dimë se si luajmë. Kërkojmë të bëjmë harakiri, duke ngritur në këmbë një komb të tërë, luajmë nw Zvicwr e pwrkrak kuqezinjve janë rreth 10000 tifozw, por tregojmë se vlejmë thjesht të luajmë si amatorë. Duam pikë, kërkojmë, përkraje naciolale, të gjithën e kemi, por përsëri tregojmë se jemi ende amatorë në mënyrën e të luajturit.
Nuk duam të flasim më shumë, por thjesht të tregojmë ato që trajneri De Biazi ka thënë pas ndeshjes. U goditëm nga një gol, i cili erdhi si karambol midis dy mbrojtësve tanë. Po kështu edhe i dyti, i cili edhe mund të evitohej. Nëse do sulmonim do ish vetëvrasje (o zot sa e rëndë kjo fjalë, a thua se fati i skuadrës varej vetëm nga kjo ndeshje).
Me pak fjalë, një humbje si gjithë të tjerat, një humbje, e cila na ka ulur me këmbë në tokë dhe na kthyer aty ku kemi qenë gjithmonë, pra të luajmë e të bëjmë ndeshje dinjitoze. Tjetër? Asgjë më shumë, vetëm sa të presim pas një muaji dy ndeshjet në Tiranë, me Islandën dhe Slloveninë, të shpresojmë të marrim pikët e mundshme dhe pas tyre të turremi, o burra jemi edhe ne për tu kualifikuar për në Brazil 2014.
Mbase të gjithë e duam, por realiteti është shumë larg e fajin nuk e ka as Xhaka e as Shaqiri, por thjesht performanca e skuadrës tonë, e cila në total ka bërë një ndeshje jo dhe aq shumë të keqe. Nuk mund të themi të mirë, pasi vetëm të mirë nuk kishte, por edhe e keqe nuk mund të thuhet, por mund të thuhet se humbëm edhe një herë si përherë falë gabimeve tona. E gabime bën ajo skuadër, e cila nuk di të luajë, ose emrin e ka thjesht amtore…