Skandali i radhës. Shqipëria luajti në Zvicër me uniforma si të kombëtares greke
Nga ILIR CARA
Pragndeshja Zvicër Shqipëri u karakterizua nga lloj-lloj deklaratash, ku për fatin e keq krerët e kombëtares kuqezi , presidenti Armando Duka dhe trajneri Xhani De Biazi, u morën me analiza tradhtarësh. Pesë shqipfolësit që luajnë me Zvicrën kanë bërë zgjedhjen e tyre, kështu që nuk ia vlen të merresh me shijet e tjetrit, pasi jetohet në demokraci, ku çdokush ka të drejtën e tij të menduarit dhe vepruarit. Por drejtuesit e FSHF-së mirë do të ishte që të bënin punën që u takon, pasi në Zvicër kombëtarja shqiptare ka luajtur me një uniformë, që sështë përdoruar asnjë herë, duke qenë larg ngjyrave kuqe zi. Vërtetë në Zvicër do të luanim me uniformën e dytë, jo tradicionalen, por një gjë mbetet e pa shpjegueshme ,çfarë përfaqësojnë shiritat blu? Uniforma e kuqezinjve në sfidën me Zvicrën ishte identike me atë që përdor kombëtarja greke, me të vetmin ndryshim , logon e federatës. Zotërinj të federatës turpi më i madh është ajo që u keni servirur shqiptarëve në Zvicër. Thjeshtë drejtuesit e kombëtare sonë hiqen si patriotë, por veprojnë si tradhtar, ose të paaftë .
