Ndeshja ndaj Flamurtarit FSHF ndëshkon kapitetin dhe presidentin e Bylis
TIRANË- Komisioni i Disiplinës në Federatën Shqiptare të Futbollit ka dënuar me dy ndeshje pezullim kapitenin e Bylisit, Amarildo Dimo. Gjestet antisportive që ai bëri në ndeshjen me Flamurtarin, pasi janë parë në pamjet filmike të kësaj ndeshjeje, kanë detyruar Komisionin e Disiplines të marrë këtë vendim si dhe një gjobë prej 100 mijë lekësh.
Po kaq janë gjobitur edhe presidenti i Bylisit, Besnik Kapllanaj, për ofendim ndaj zyrtarëve të ndeshjes dhe zyrtari i klubit Flamurtari, Geri Çipi, për deklaratat që ka lëshuar në media kundër FSHF-së.
(d.b/ATA/BalkanWeb)