E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zyrtare, Bin Hamam rivali i Blater për presidencën e FIFA-s

Shefi i Konfederatës Aziatike Muhamed Bin Hamam do të kandidojë përballë Sep Blater në zgjedhjet që do të mbahen më 1 qershor të këtij viti.

Ka qenë vetë 61-vjeçari nga Katari që ka bërë të ditur kandidimin gjatë mbledhjes së krerëve të Federatës Aziatike në Kuala Lumpur të Indisë. “Unë, me dashurinë dhe afeksionin tim për futbollin dhe duke besuar loja jonë vazohet në kompeticionet e ndershme, kam vendosur të garoj për presidencën e FIFA-s më 1 qershor”,- deklaroi Bin Hamam para gazetarëve.

Sep Blater kërkon të fitojë mandatin e katërt si president i FIFA-s dhe askush deri më sot nuk kishte marrë guximin të kandidonte përballë tij. 75-vjeçari zvicerian mbetet ende kandidatura më e fortë, por Muhamed Bin Hamam shpreson shumë se do të arrijë të fitojë, duke u bërë presidenti i nëntë i FIFA-s dhe i pari nga Azia.

Kongresi i FIFA-s do të nisë më 31 maj në Zyrih të Zvicrës, ndërkohë që një ditë më pas do të bëhet edhe votimi për presidentin e ri.

(e.m/A.Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›