Liga e Evropës Nion rezervon përballje të barabarta
NION - Pas shortit të Ligës së Kampioneve, në Nion të Zvcrës, u hodh sot edhe shorti për Ligën e Evropës, trofeu i dytë për nga rëndësia në futbollin evropian.
Portugezët e Portos, që shihen si favoritë për fitoren finale, pas CSKA-së së Moskës, do të përballen sërish me një skuadër ruse, këtë herë Spartakun e Moskës.
Ndërkohë portugezët e Benfikës do të ketë përballë holandezët e PSV Eindhoven. Ndërsa ekipi tjetër holandez në garë, Tuente, do të përballet me ekipin e vetëm spanjoll, Vilarealin.
Mbyll tablonë e çerekfinaleve përballja mes portugezëve të Bragës dhe ukrainasve të Dinamos së Kievit, dy skuadra që në turin parardhës mposhtën dy ekipet angleze, Liverpul dhe Mancester City. Ndeshjet e para çerekfinale do të zhvillohen 7 prill, ndërsa ato të kthimit në 14 prill.
Në gjysëmfinale do të përballen fituesja e çiftit Porto- Spartak Moska me fituesen e çiftit Vilareal – Tuente. Ndërsa gjysëmfinalja tjetër do të dalë nga fitueset e çifteve Benfika – PSV dhe Braga – Dinamo Kiev. Gjysëmfinalet do të luhen në 28 prill dhe 5 maj.
Finalja e madhe do të luhet në Dublin në datën 18 maj.
- Çiftet për ¼ e Europa League
Porto – Spartak Moskë
Benfika – PSV Eindhoven
Vilareal – Tuente
Braga – Dinamo Kiev.
(d.b/BalkanWeb)