E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndeshja në Dortmund, vendimtare për titull

Sulmuesi i Bayern Munichut, Thomas Muller beson se ndeshja e ardhshme e skuadrës së tij me liderin Borussia Dortmund mund të përcaktojë destinacionin e titullit këtë vit.

Bayern ka tri pikë më pak se Dortmund para përballjes së tyre në Westfalenstadion të mërkurën e ardhshme.

“Dortmund ka treguar në Bundesligë se mund të përgjigjet mirë kur është nën presion. Gara për titull është shumë e ngushtë. Ndeshja në Dortmund është vendimtare dhe do të përcaktojë rrugën në vazhdim”, deklaroi Muller për Sport-Bild.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›