E Shtunë, 31 Tetor 2026

Klose, optimist për Euro 2012

Sulmuesi i Lazios, Miroslav Klose beson se do të jetë në formë të mirë fizike për Kombëtaren gjermane në Euro 2012.

33 vjeçari së fundmi pësoi një dëmtim muskulor, që do ta mbajë atë jashtë fushave për një muaj.

“Nuk brengosem për lëndimin tim para Euro 2012 aspak. Jam në rrugë të mirë të rikuperohem dhe të shkoj në Kampionatin evropian në formë të shkëlqyeshme. Megjithatë, nuk e di nëse do të luaj sërish për Lazion këtë sezon”, deklaroi Klose për të përditshmen gjermane Bild. Klose iu bashkua Lazios në verën e vitit të kaluar si transferim i lirë nga Bayern Munich.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›