Ndeshja permbyllese e Superliges Flamurtari-Skenderbeu pa vlere per titullin

Do të jenë 10 pikë diferencë mes dy vendeve të para në renditje kur të dalin në fushë për javën e fundit të kampionatit. Flamurtari do të jetë në kuotën e 63 pikëve, pasi braktisja e ndeshjes në Shkodër për javën e 32-të do t’i sjellë jo vetëm humbjen në tavolinë, por edhe heqjen e 3 pikëve të tjera nga ato që i kishte fituar deri tani.
Skënderbeu do të shkojë në Vlorë me 73 pikë të mbledhura në 32 takime, ndonëse në golaverazh vlonjatët do të jenë sërish më mirë. Është hera e parë që një ndeshje e quajtur zakonisht si finale do të luhet me një diferencë të tillë, pavarësisht se ka mendime të ndryshme apo edhe të kundërta sesi u krijuar kjo distancë.
Edhe më 2007 nuk pati finale pasi Tirana ishte 5 pikë para Teutës së Durrësit, ndërsa të dyja skuadrat i fituan ndeshjet e fundit. Ishte parashikuar një finale Tirana-Vllaznia, pasi këta ishin ekipet në krye të renditjes në përfundim të dy fazave të para, veçse në fazën e tretë, durrsakët grumbulluan 29 pikë ndaj 23 të shkodranëve.
Në 2008 u luajt finalja Dinamo-Partizani, fituar 2-1 nga blutë ndonëse patën inferioritet numerik dhe ajo ishte ndeshja e parë që meritoi këtë emër, pra finale, duke kurorëzuar blutë si kampionët e rinj të Shqipërisë.
Më 2009 sërish pati finale, pasi Tirana e Vllaznia luajtën në “Qemal Stafa” ndeshjen vendimtare, takim që u fitua 2-1 nga bardheblutë me golat e Mukajt dhe Memellit, para se Sukaj të shënonte një gol për kuqeblutë nga Shkodra. Me atë fitore, Tirana u shpall kampione për herë të 24-ët e të fundit.
Në 2010, nuk pati finale, sepse Dinamo ishte shumë e shkëputur nga Besa e Kavajës kur u ndeshën në “Qemal Stafa” më 19 maj, në një ndeshje që u mbaj mend më shumë për golat e shumtë dhe rezultatin 4-3 për vendasit si dhe për statistikë sesa për rëndësi në klasifikim.
Por, në stadiumin “Flamurtari” problem është në radhë të parë mbarëvajtja e një ndeshjeje tashmë kaq shumë të elektrizuar.
17 maj 2008, Dinamo-Partizani 2-1
23 maj 2009, Tirana-Vllaznia 2-1
19 maj 2010, Dinamo-Besa 4-3