Katalinic zëvendëson Milevskin
Drejtuesit e Trepçës kanë gjetur pasardhësin e Pance Milevskit. Trajneri i ri i klubit ‘xehetar’ është emëruar kroati Sasha Katalinic, i cili së fundi ka drejtuar ekipin maqedonas, Ovce Pole.
Këtë e ka konfirmuar zyrtari i klubit gjelbëremi, Naim Hajrizi. “Sasha Katalinic është emëruar trajner i ri i skuadrës dhe nesër do t’ia nisë punës me basketbollistët. Kurse me Milevskin e kemi shkëputur kontratën”, ka thënë Hajrizi për Express.
Hajrizi ka thënë se trajneri kroat, i cili më parë ka drejtuar përfaqësuesen U21 të Maqedonisë, klubin mitorivicas do ta drejtojë deri në fund të kampionatit dhe më pas do të vendoset nëse do të vazhdojnë bashkëpunimin me të apo jo.
Që nga përleshja e 10 prillit mes basketbollistëve të Bambit dhe atyre të Trepçës, skuadra gjelbërezi kishte mbetur pa shef të shtabit teknik. Thuhej se Pance Milevski e ka braktisur ekipin pasi ka marrë kërcënime nga tifozët mitrovicas për shkak se nuk ka pranuar ta denoncojë një lojtar serb për sulmin fizik ndaj tij.
Drejtuesit e klubit nga Mitrovica nuk janë ndalur me kaq. Gjelbërezinjtë kanë rikthyer në skuadër basketbollistin Muhamed Thaçi, i cili më herë kishte luajtur në disa klube kosovare.
“Me Muhamed Thaçin kemi pasur kontratë, por ai ka pasur disa obligime dhe nuk ka mundur të luajë deri thash”, ka përfunduar Hajrizi.
Trepça i ka siguruar garat e Paly-offit derisa është kualifikuar edhe në gjysmëfinale të Kupës së Kosovë, ku do të përballet me skuadrën e Pejës.