Ndeshja, Rama: Për 90 minuta koalicion dhe me Berishën
TIRANË- Kryeministri i vendit Sali Berisha i cili mori pjesë mbrëmjen e së premtes në mbrëmjen gala të ku janë kurorëzuar fituesit e konkursit Tirana Teens, në Art dhe Sport, në një aktivitet te organizuar në një nga pub-et e kryeqytetit nga Bashkia e Tiranës.
Gjatë fjalës së tij në aktivitet, shefi i qeverisë Berisha teksa përgëzoi të rinjtë për nismën i uroi fitore dhe Kombëtares shqiptare, e cila luan sonte ndaj Norvegjisë.
“Dua të shpreh admirimin tim të pakufishëm për të gjithë ju që për me së një muaj rrjesht ndoqët garën më të fuqishëm që kryeqyteti ka njohur në tërë historinë ë tij. Gara është ajo ku shkëlqejnë aftësitë intelektuale fizike të njeriut. Dua të shpreh admirim tim për të gjithë ju të ri dhe te reja, guximtarë se të gjithë ata që kanë guxim ata ndjekin gare. Guximi është themel i cdo suksesi, gjithnjë fitojnë vetëm ata që guxojnë. Urimet ja bëmë njeri-tjetrit, tani gjithë së bashku kombëtares tanë dhe kapitenit Lorik Cana dhe të gjithë ekipit që udhëheq dhe drejton, fitore”, u shpreh Berisha, pasi i dha gjimnazit ‘Ismail Qemali” si shkolla më e miër në art dhe sport.
Ndërkohë, edhe kreu i opozitës, Edi Rama i uroi fitore çunave të Kombëtares në faqen e tij personale në “Twitter”
“Uroj shume që sot Kombëtarja të bëjë atë që të gjithë shqiptarët dëshirojnë. Sukses çunave kuqezinj dhe trajnerit tonë të mencur!”, shkruajti Rama.
Pak para se te niste ndeshja Rama shkruajti serish ne rrjete sociale duke theksuar me humor se per 90 minuta eshte ne koalicion me Berishen. Tani ora e Kombetares! Per 90 minuta kemi koalicionin me te madh te mundshem, i vetmi koalicion ku mund te jem bashke me Saliun. Forca cuna!"
(d.b/e.m/BalkanWeb)