E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vatikan, Françesku I: Nuk dëshiroja të bëhesha Papë

VATIKAN - Papa Françesku I u shpreh sot se ''nuk kishte dashur të merrte këtë detyrë si kreu i Kishës Katolike''.

''Perëndia nuk e bekon një person i cili e ka dëshirën të bëhet Papë'', u shpreh Françesku I në përgjigje të një pyetjeje të një studenti nga një kolegj Jezuit.

''Nuk doja të bëhesha Papë'', është shprehur Françesku I, duke u pozicionuar qartë dhe haptazi kundër karrierizmit në Kishën Katolike, që prej marrjes së detyrës së Papës, në muajin mars.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›