Rama në Kuçovë: Blindojeni votën për PS, nxitini të votojnë ata që dyshojnë
KUCOVE - Fushata e socialistëve vijoi mbrëmjen e sotme në Kuçovë, ku u prezantuan kandidatët për deputetë për zgjedhjet e 23 qershorit. Kryesocialisti Rama u kërkoi mbështetësve të Kuçovës që të nxisin për të marrë pjesë në zgjedhje çdokënd që dyshon, në mënyrë që, siç tha ai, vota për PS-në të blindohet.
“Çdonjëri prej jush në 23 qershor duhet t’i bëjë një shërbim të madh këtij vendi, duke mos shkuar vetëm në kutinë e votimit, por duke marrë me vete një tjetër, duke nxitur një dyshues dhe duke bërë që çdo votë të jetë dy vota. çdo votë të blindohet me një votë tjetër. Shikoni çfarë mund të bëni me votën. Me votën për nurin 44, kthehuni matanë vitit 44 kur s’kishte as ujë, as drita, por vetëm këneta. Me votën tek numri 29, të majtë e të djathtë qofshi do hiqni akcizën e naftës, taksën e sheshtë për plehrat kimike, farat dhe fidanët për të gjitha makineritë prodhuese.”- deklaroi Rama.
Kryetari i PS-së renditi avantazhet e taksës progresive dhe theksoi vendosmërinë për aplikim të saj menjëherë pas ardhjes në pushtet të Partisë Socialiste.
“Saliu flet për një taksë të Zotit dhe thotë se taksën e sheshtë e keni nga Zoti. Pra Zoti ia paska thënë Saliut në vesh se mësuesja duhet të paguajë më shumë se ty, polici duhet të paguajë më shumë se ty, dhe ky i dërguari i Zotit nuk ka çfarë bën dhe thotë kjo është taksë shumë e ndershme. Jo mor Sali se me ty mësuesja merr 500 dhe paguan 50 kurse me ne do marri 500 dhe do paguajë vetëm 10 dhe do t’i kursejë 40 mijë lekë në muaj.”- tha Rama.
Ai bëri thirrje për këdo që ka një biznes, "të mos shikojë ç’teser ka në xhep, por të votojë programin për rilindje, dhe të votojë numrin 29 për të çliruar veten nga taksa e biznesit të vogël dhe nga gjysma e tatimit mbi fitimin”.
Kryesocialisti gjithashtu përsëriti premtimin për heqje të taksës për disa prej artikujve ushqimor me rëndësi jetike, si dhe shërbim shëndetësor falas për çdo kategori në nevojë.
(er.nu/BalkanWeb)