Ndeshje futbolli, Shqipëri BE, fiton vendi ynë

Ndeshjea e futbollit Shqipëri - BE
Në ndeshjen miqësore midis Shqipërisë dhe Bashkimit Europian të luajtur mbrëmjen e djeshme në kompleksin Dinamo ka fituar vendi ynë. Takimi simbolike u realizua në kuadër të mbylljes së muajit të Europës 2012.
Në fushën e blertë luajtën përfaqësues të ambasadave të vendeve anëtare të BE-së të akredituar në vendin tonë si dhe futbollistë të Kombëtares, përfaqësues të medias, politikës, artit dhe shoqërisë civile.
Ekipi i BE-së u udhëhoq nga ambasadori Ettore Sequi dhe trajneri Astrit Hafizi, ndërsa ekipi shqiptar nga kapiteni Edmond Haxhinasto dhe trajneri Altin Raklli.
Koha e rregullt e ndeshjes përfundoi në barazim 2-2 me gola të shënuar nga Erjon Bogdani e Bes Kallaku për BE-në dhe Altin Lala e Gazmend Paja për Shqipërinë. Penalltitë dhanë rezultatin final, 4-3 për Shqipërinë. /E.L/