E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashkia e Durrësit ka miratuar sot buxhetin

Bashkia e Drresit

Këshilli Bashkiak i Durrësit ka miratuar sot buxhetin e vitit 2012, pas një vonese disa mujore.

Edhe në seancën e sotmë nuk kanë munguar debatet politike dhe fyerjet në 5 orë debat.

Këshilltarët e majtë dhe të djathtët i kanë dhenë dritën jeshile buxhetit të Bashkisë së Durrësit, me vlerë 17 milionë dollarë, me kushtin që në muajin shtator të rishikohet.

Debatet mes kryebashkiakut Vangjush Dako dhe këshilltarëve të djathtë, janë thelluar lidhur për rënien e të ardhurave të vitit 2011 në masë 28%, për shpërndarjen e banesave sociale, mbledhjen e taksave, si dhe për një rrugë paralel me portin, ku Drejtoria e Hekurudhave pretendon pronësinë mbi tokën.

Tashmë me miratimin e buxhetit i hapet rruga investimeve dhe shërbimeve të rëndësishme të kësaj bashkie, e cila pritet të presë edhe këtë vit një numër të madh turistësh. /Mark Brungaj/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›