3.2 milionë libanezë zgjedhin sot legjislativin
Bejrut -Në Liban po zhvillohen sot zgjedhjet legjislative gjatë të cilave janë përballë njëri-tjetrit koalicioni i mbështetur nga Perëndimi dhe kampi i drejtuar nga Hezbollahu aleat i Iranit. Qendrat e votimit u hapën në orën 07:00 me orën lokale dhe do të mbyllen në orën 19:00. Votimi po zhvillohet nën masa të forta sigurie, me rreth 50 000 ushtarë dhe policë të dërguar për të penguar çdo incident.
Libanezë të shumtë u nisën sot në mëngjes drejt qendrave të votimit menjëherë pas hapjes së tyre. Zgjedhjet do të mbikëqyren nga më tepër se 200 vëzhgues ndërkombëtarë të ardhur veçanërisht nga Bashkimi Evropian dhe nga Qendra Karter. Rreth 3,2 milionë libanezë janë thirrur të votojnë dhe mijëra të mërguar janë kthyer për të marrë pjesë në votime, pasi ligji nuk i jep të drejtë të votojnë në vend të huaj.
Zgjedhësit do të zgjedhin 128 deputetë mes 587 kandidatëve të regjistruar, të ndarë në mënyrë të barabartë mes të krishterëve dhe myslimanëve për një mandat katër vjeçar. Votimi do të ndihmojë të përcaktohet nëse qeveria e ardhshme e këtij vendi të vogël të Mesdheut, që ka kufij të përbashkët me Sirinë dhe Izraelin, do të vazhdojë të ketë mbështetjen e perëndimorëve, sidomos atë të Shteteve të Bashkuara apo do të orientohet më tepër drejt Iranit dhe Sirisë.
"Në cilin drejtim do të shkojë Libani pas zgjedhjeve? ishte titulli i të përditshmes arabe "Asarq Al Awsat". Zgjedhjet legjislative do të vendosin për orientimet e ardhshme të Libanit dhe për aleancat e tij rajonale dhe ndërkombëtare". "Libanezët votojnë sot ndërkohë që vendi është i karakterizuar nga përçarje të thella", shkruan e përditshmja e pavarur libaneze "Al-Anwar".
Votimi vë përballë njëri-tjetrit pakicën parlamentare të drejtuar nga Hezbollahu shiit dhe të mbështetur nga Irani dhe Siria dhe shumicën e deritanishme të drejtuar nga partia sunite Saad Hariri, e mbështetur veçanërisht nga Uashingtoni dhe Riadi. Sipas sondazheve, rezultati do të jetë i ngushtë me një diferencë prej rreth 30 votash, sidomos në rajonet e krishtera ku zgjedhësit janë të përçarë mes dy partive.