E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndeshjet e dyta, e gjithë Evropa ndjehet në ankth

TIRANE-Skuadrat evropiane zhvillojnë neser në mbrëmje ndeshjet e dyta kualifikuese në grupe, duke synuar një start sa më të mirë në eliminatoret e Botërorit 2014. Sfida si Hungari-Hollandë, Austri-Gjermani apo Angli-Ukrainë, janë betejat më të forta të mbrëmjes, ndërsa në fushë do të jetë për herë të parë edhe Spanja.

Gjermanët e Joakim Lëv do të kërkojnë të lënë pas kritikat që nuk shënuan më shumë gola në ndeshjen ndaj Ishujve Faroe. Ata do të përballen me fqinjët e Austrisë, në një “derbi”, që gjermanët tradicionalisht e kanë fituar. Miroslav Klose është tmerri i austriakëve, pasi ka realizuar 5 gola në 4 fitoret ndaj tyre. “Ndaj Austrisë them se do të kemi më shumë hapësira, por duhet të tregojmë futbollin tonë më të mirë”, u shpreh sulmuesi. “Për fat, nuk do të jenë 10 futbollistë që qëndrojnë në zonën e rreptësisë, si ndaj Ishujve Faroe, - u shpreh trajneri Joakim Lëv. – Tek Austria kam parë që luajnë më të organizuar se dy vjet më parë, ndërsa kanë lojtarë që luajnë rregullisht në Bundesligë”.

Austriaku Martin Harnik, që luan me Shtutgartin, thotë se shumë gjëra duhet të jenë në favor të Austrisë që ajo të fitojë. “Nuk ka ndonjë formulë sekrete. Duhet të jemi në një ditë shumë të mirë. Gjermanët janë të thyeshëm, por jo aq lehtë”, tha ai.

NDESHJET
Serbi-Uells
Belgjikë-Kroaci
Skoci-Maqedoni
Bullgari-Armeni
Itali-Maltë
Suedi-Kazakistan
Austri-Gjermani
Rumani-Andorrë
Turqi-Estoni
Hungari-Hollandë
Qipro-Islandë
Norvegji-Slloveni
Zvicër-Shqipëri
Izrael-Rusi
Irlandë V.-Luksemburg
Portugali-Azerbaxhan
Bosnje-Letoni
Sllovaki-Litenshtejn
Greqi-Lituani
San Marino-Mali Zi
Poloni-Moldavi
Angli-Ukrainë
Gjeorgji-Spanjë
Francë-Bjellorusi

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›