Pesë shqiptarët e Zvicrës: Do këndojmë të 2 himnet
TIRANE-Takimi i nesërm mes Zvicrës e Shqipërisë është vërtet special për Xherdan Shaqirin, Granit Xhakën, Valon Behramin, Blerim Xhemajlin e Admir Mehmedin.
Pesë futbollistët shqiptarë kanë qenë gjatë gjithë kohës në qendër të vëmendjes së shtypit, por ata i druhen shumë “përballjes” me tifozët kuqezi në këtë sfidë. “Mendoj se audienca do na provokojë, - thotë Granit Xhaka, mesfushori që luan me Borusia Mynshengladbah. – Them se jemi me fat që nuk luajmë më në Lucernë apo në Bazel, pasi 30 mijë shqiptarë do vinin në stadium për të na sharë”, shton ai. Për Xherdan Shaqirin, ndaj Shqipërisë është një takim i veçantë. “Do t’i këndoj të dy himnet”, thotë ylli i Bajernit të Mynihut. “Është shumë emocionale. Për çudi, duket sikur ne luajmë në transfertë dhe Shqipëria në shtëpinë e saj. Por, e rëndësishme është që të harrojmë gjithçka që ndodh në stadium”, thotë Blerim Xhemajli, që aktivizohet në Serinë A, te Napoli. “Nuk duhet të shpërqendrohemi nga turma”, shton Valon Behrami, që tregon se ka të bërë tatuazh një shqiponjë dy krenare në këmbën e tij. Ndërkohë, trajneri Otmar Hitcfeld ka kërkuar nga arbitri që të mbrojë Xherdan Shaqirin nga ndërhyrjet e ashpra.
“Ai është ylli i ekipit dhe fakti që luan me Bajernin e bën të famshëm. Por, në Slloveni pësoi disa ndërhyrje të rënda”, tha Hitcfeld. Mediat zviceriane kujtojnë gjithashtu edhe disa duele të tjera brenda sfidës, duke nisur nga ai mes kapitenit të Zvicrës Gokhan Inler dhe Burim Kukelit. Ata kanë luajtur në një ekip te të rinjtë, te FC Solothurn dhe janë akoma miq.
(d.b/BalkanWeb)