Norvegji-Slloveni, në Oslo luhet sfida e të “plagosurve”
TIRANE-Norvegji-Slloveni do të jetë sfida më e rëndësishme e grupit E të eliminatoreve të Botërorit. Të martën në orën 19.00, në Oslo, norvegjezët do të kërkojnë të harrojnë disfatën 2-0 të pësuar nga modestët e Islandës, por përballë do të kenë një ekip të mirëorganizuar dhe shumë të fortë në mbrojtje.
“Është shumë zhgënjyese kur e nis me një humbje, por mendoj se në shtëpi do të jetë një ndeshje komplet tjetër”, tha sulmuesi i Rozenborgut Tarik Elionusi. Si Norvegjia, ashtu edhe Sllovenia, nuk morën asnjë pikë në takimet e para dhe sot do të jetë një shans për revansh. Ndërkohë, në takimin tjetër të grupit, Qipro do të presë në shtëpi Islandën, në një ndeshje që Shqipërisë i intereson shumë, duke qenë se ato janë dy rivale direkte.
(d.b/A.latifi/BalkanWeb)