E Diel, 1 Nëntor 2026

Majko: Turp, kush shan 5 futbollistët shqiptarë të kombëtares zvicerane

TIRANË-Një ditë para ndeshjes së Shqipërisë me Zvicrën, ka reaguar deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko.

Për pesë lojtarët shqiptarë që luajnë për Zvicrën, Majko ka theksuar sot në rrjetin social në Facebook se ata nderojnë Shqipërinë duke luajtur me Zvicrën.

“Pesë futbollistët shqiptarë që luajnë me skuadrën e Zvicrës…Ata janë Valon Behrami, Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, Admir Mehmedi dhe Blerim Xhemajli. Janë sportistë dhe shqiptarë të mirë që padyshim vuajnë sipas mënyrës së tyre përballjen me përfaqësuesen kombëtare të Shqipërisë. Kam dëgjuar fyerje karshi tyre. Dhe ky është turp! Ata nuk janë “tradhëtarë”! Ata thjesht na nderojnë duke luajtur me Zvicrën. Eshtë vetëm futboll, një ndeshje dhe pesë djem shqiptarë të mrekullueshëm që kanë krijuar një histori dashurie për kombin e vet në mediat zvicerane”, u shpreh në Facebook, Majko.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›