E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndeshjet e mbetura te fazes se pare

Vllaznia-Dinamo

Dinamo-Shkumbini

Laci-Dinamo

Dinamo- Tirana

Skenderbeu-Dinamo

Dinamo-Gramozi

Kryesuesit pas barazimit ne Shkoder, llogarisin dy fitore radhazi

Muca i shton gjashte pike Dinamos, para perballjes derbi me Tiranen

Gjashte pike me shume per Dinamon, para perballjes derbi me Tiranen. Jane llogari qe ben trajneri i bluve, Shkelqim Muca, para se te mendoje nje triumf ndaj ish-ekipit te tij Tiranes, ne ndeshjen derbi. Nje rezultat tjeter pozitiv edhe ndaj kampioneve ne fuqi, do te klasifikonte Dinamon si pretendenten kryesore per te fituar kete edicion titullin kampion. Megjithate Muca ka vene theksin ne sfiden me Shkumbinin. Ne stervitje ai iu ka kerkuar lojtareve qe te mos nenvleresojne kundershtarin, pasi nje rezultat tjeter pervec fitores, do t'i largoje nga pozitat aktuale te kryesimit. Dinamo qe kryeson per momentin Kategorine Superiore, pas tre fitoreve radhazi dhe nje barazimi ne javen e fundit me Vllaznine ne Shkoder me nje gol te pesuar, ka pasur paraqitjen me te mire, duke konsideruar edhe kalendarin me te veshtire te ndeshjeve, krahasuar me ate te ekipeve te tjera. Barazimi me Vllaznine ne Shkoder ka ulur entuziazmin, por lojtaret dhe stafi drejtues i Dinamos besojne se para derbit me Tiranen, do te arrijne edhe gjashte pike me shume.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›