Boterori, "miniere ari" per ekonomine e Anglise
Duket se ka nje kombinim perfekt mes natyres se politikave te futbollit dhe nevojes per ta shfrytezuar kete moment, qe te mos bjere ekonomia e Anglise, ne nje kohe te veshtire, per sa i perket krizes boterore. Marreveshja prej 200 milione eurove qe Karlsberg ka vene ne dispozicion te kombetares, shihet e mjaftueshme edhe per nje edicion tjeter. Lord Triensmen thekson se trajneri i kombetare se Anglise, Fabio Kapelo i ka kthyer imazhin skuadres kombetare, aq sa "Luanet" konsiderohen pretendente per te fituar titullin kampion. A ka ndonje mundesi qe italiani 63-vjecar te mos jete ne krye te kombetares pas Boterorit "Afrika e Jugut 2010", qe do te zhvillohet ne Afriken e Jugut? - "Kontrata e tij perfundon ne vitin 2012 dhe nuk e ndalon asgje, vecse deshira per te vazhduar dhe respektuar kontraten, deri ne fund,' - thekson Etmor. - "Cdo gje per te cilin ai ka folur eshte realizuar dhe menyra si e jeton trajneri i Anglise jeten te ben te besosh te suksesi. Ai ka bere nje progres te jashtezakonshem ne ekipin tone kombetar dhe tipi i lidershipit ka bere qe Anglia te fokusohet si nje pretendente, per te fituar Kupen e Botes," - shton me tej drejtuesi kryesor i Federates Angleze. - "Fabio ka ambicie fantastike per Angline, ne kete turne dhe ne tjetrin qe do te vije, ne te ardhmen. Atij i pelqen jeta ne Angli dhe vendi ku jeton ne Londer. Ai nuk eshte nje vezhgues futbolli, por dikush qe interesohet edhe per kulturen, artin dhe muziken. Ka shume pak qytete ne bote qe te afrojne gjithcka te duhet. Personalisht mendoj se ai do te qendroje i sigurte edhe tre vite te tjera." Federata Angleze ka punuar shume, - thote Triesmen, - duke i siguruar Kapelon dhe gruan e tij, Laura, qe te jetojne sa me te qete ne Londer. Ata nuk shqetesohen me nga paparace, sic ndodhte me paraardhesit e Kapelos." Qeveria e Australise ka dhene mbi 20 milione Euro qe skuadra e tyre te jete pjesemarrese ne Kupen e Botes, kurse qeveria angleze e konsideron ende shpjet qete akordoje nje shperblim per ekipin, ne rast triumfi gjate finaleve te Kupes se Botes. - "Ka pasur nje krize et rende financiare dhe buxheti i vendit nuk ka ruajtur te njejtat kuota si me pare," - shprehet Triesmene, - "Jam i sigurte se Ministria e Sporteve nuk i ka parate e mjaftueshme qe te akordoje per kombetaren, ne rast se arrin nje sukses. Por jam i zhgenjyer sepse per gjera te tjera shpenzohet shuma te medha, qe shkojne pergjithesisht dem. Vecanerisht kur shihen mundesite e medha qe Ka Britania e Madhe." Drejtuesi i Federates Angleze ben edhe nje krahasim, per te treguar rendesine e madhe qe ka futbolli ne vendin ishullor. - " Ne termat e impaktit te ekonomise, fitimi i Kupes se Botes do te jete milje, milje larg suksesit ne Lojerave Olimpike. Vleresimet japin rreth tre here me shume te ardhura, nese Anglia organizon boterorin e futbollit. Nese qeveria angleze ben me shume dhe sjell boterorin ne Angli, e ardhja do te jete me e sigurte per ekonomine.