E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mynih 1860, porta hapur per Skelen

Aranit Muraci

Klubi gjerman i bundesliges se dyte, Mynih 1860 nuk kishte ndermend qe te vepronte ne merkato, por ne dimer shihet e dobishme nje gje e tille, pasi ka pasur disa te demtuar ne fillim te ketij sezoni. Keshtu, i lire ne tregun e merkatos eshte emri i fantazistit shqiptar, Ervin Skela. Oferta ka mberritur per mesfushorin dhe pritet qe te merret ne konsiderate para se hapet merkatoja e dimrit. Nje gje e tille eshte bere e qarte nga drejtori i klubit, Miki Stevic. Emri i Skeles eshte tashme nje ceshtje dhe mesfushori ka hyre ne bisedime me klubin gjerman. Mesfushori, qe ka qene edhe me pare ne qender te vemendjes per tiparet sulmuese, pelqehet shume nga klubi gjerman i bundesliges se dyte. Mesfushori eshte i interesuar qe te bashkohet me klubin gjerman para se te rihapet merkatoja.

Mesfushori

Skela aktualisht eshte i papune, pasi nuk arriti dot qe te kundrohej ne ndonje skuader te bundesliges se pare gjermane. Per te ruajtur formen, ai po stervitet me ekipin e dyte te Leverkusenit ne Gjermani. Mesfushori kuqezi nuk arriti dot qe te afrohej ne nje skuader te madhe, pas divorcit me Enberxhi Kutbusit, ku nje sezon me pare kontribuoi maksimalisht. Ervin Skela, ne mbyllje te merkatos, kur papritur mbeti pa nje skuader u shfaq ne radhet e kombetares shqiptare dhe zhvilloi dy ndeshje te shkelqyera. Skela ne rolin e fantazistit dha nje kontribut te vecante ne ndeshjet e fundit te kombetares shqiptare. Ne miqesoren me Qipron ai shenoi dy gola, ne fitoren e thelle 6-1 dhe ishte nje nder titullaret me aktive ne barazimin 1-1 ndaj Danimarkes. "Nuk kam humbur shume nga kjo periudhe qe mbeta pa ekip. Sa per stervitjen, nuk kam pasur probleme. Jam i gatshem te gjej ekipin e ri, per te dhene maksimumin ne futboll.

Oferta

Ne te vertete Skela do te deshironte nje oferte konkrete qe do ta joshte ne keto momente dhe te bashkohej ne Mynih me ekipin, gje qe mesfushori shqiptar e konfirmon zyrtarisht: "Ekipi 1860 i Mynihut ka nje histori te gjate, tifoze te shumte dhe ambicie per t'u ngjitur me lart. Une do te jem i lumtur per te kontribuar sa me shume dhe per te zhvilluar nje edicion te madh. Do te jem i kenaqur, nese raportet me ekipin e Mynih 1860 do te jene te mira". Ndoshta telefoni i Skeles do te funksionoje gjate pushimeve dimerore me kete skuader, ose mund te behet ndonje perpjekje me pare se mesfushori te nise karrieren, me nje skuader te bundesliges se dyte gjermane.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›