Bundesliga e dyte gjermane, rivalitet mes kuqezinjve
Edhe pse 'veteran' Skela ka demonstruar cilesite e tij, ne skuadra te ndryshme te bundesliges se parqe gjermane. Nese do te zyrtarizohet kalimi i Skeles tek Mynih 1860, bundesliga e dyte gjermane do te kete ne kete edicion tre lojtare kuqezi. Besart Berisha zhvilloi nje ndeshje te plote me Arminian e Bielfildit ne kupen e Gjermanise, gjate mesjaves, por edhe Edmond Kapllani eshte pjese e Karlsruhes. E vecanta eshte se Skela dhe Kapllani i nderruan ekipet e tyre te kaluara, pas renies ne bundesligen e dyte gjermane, me ekipe qe ndodheshin ne te njejten kategori. Skela gjate sezonit te kaluar zhvilloi me Enerxhi Kotbusin, 31 ndeshje dhe kishte ne total 59 takime nderkombetare me ekipin e Shqiperise. Nga 168 ndeshje ne Bundeslige 21 gola i ka shenuar mesfushori shqiptar, i cili ka lene gjurme dhe pikerisht per keto te dhena drejtuesit e Mynih 1860 deshirojne qe te arrijne nje marreveshje para se te rihapet merkatoja e dimrit, kur destinacioni i mesfushorit mund te ndryshoje, ne varesi te ofertave nga ekipe te tjera gjermane.
Sulmuesi i Riedit, ne forme te shkelqyer
Atdhe Nuhiu, tjeter paralajmerim stafit kuqezi
Atdhe Nuhiu shenoi serish nje gol me vlera per ekipin e tij te Austrise, Ried. Kosovari kaloi ne fillim te ketij sezoni tek i njejti ekip ku luante Hamdi Salihi prej tre viteve dhe ne radhet e Riedit, ka arritur qe ne nje kohe te shkurter te zere nje vend ne formacionin baze. Nuhiu shenoi dy dite me pare ndaj Austrise se Vjenes golin e barazimit. Megjithate, me e rendesishme se goli per Nuhiun, mbetet e ardhmja e tij pasi pervec faktit se ai eshte lojtar i Austrise, edhe kuqezinjte jane te interesuar qe te kene ne nje te ardhme sa me te shpejte sherbimet e mesfushorit. Deshira e shprehur prej Nuhiut eshte qe te bashkohet sa me shpejt me ekipin kuqezi. Me pare ai duhet qe te pajiset me pasaporte shqiptare. Nuhiu shenoi nje gol te rendesishem ne fundjave, duke konfirmuar formen e tij te mire. Pergjegjesit e ekipeve kombetare jane shprehur se per Nuhiun ka pasur prej kohesh nje interes te vecante, sepse ai shihet si sulmuesi i se ardhmes dhe mjafton deshira e tij qe te jete pjese e kuqezinjve, nderkohe qe pas procedurave per t'i dhene nenshtetesine shqiptare Atdhe Nuhiu do te kthehet ne nje lojtar kuqezi.