E Shtunë, 31 Tetor 2026

Muntari: Nuk largohem nga Interi, pranoj edhe stolin

Sali Muntari deshiron qe te qartesoje dyshimet mbi te ardhmen e tij, edhe pse ka gjetur pak hapesire ne ndeshjet e para te sezonit, nga ana e trajnerit Hoze Murinjo. Ai ka shprehur deshiren e madhe per te qendruar te Interi. - "Jam nje lojtar i Interit," - theksoi Muntari per "skysports.com". - "Ndihem shume i qete, per momentin, sepse jemi disa lojtare qe po qendrojme vazhdimisht ne stol, edhe pse me deshiren e madhe per te luajtur, duhet te pranojme vendimet e Murinjos. Nuk mund te luajne 25 futbolliste ne fushe, prandaj jam duke u stervitur qe te permiresohen edhe me shume dhe te fitoj vendin ne formacionin e pare." Me ardhjen e Uesli Shnajder dhe te Tiago Motes, Muntari mund te largohet ne janar, - theksojne disa zera te merkatos. Por ecuria e mire dhe mundesia per te fituar titullin kampion ne edicionin e radhes, me zikalterit e kane motivuar me shume Muntarin, qe te mos largohet ne merkaton e radhes dhe te pranoje stolin. Jane disa lojtare qe konkurojne per nje vend dhe konkurrenca qe ka vene Murinjo ne skuader ka sjelle suksesin e fundit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›