E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zëvendësministrat në ethe

Zëvendësministrat vazhdojnë të mbesin nën “ethet” e riformatizimit të Qeverisë. Ata e dinë se shumë shpejt shefi i ekzekutivit do t’ua kumtojë lajmin për zëvendësimin e disa prej tyre.

Zëdhënësi i Qeverisë, Memli Krasniqi, ka thënë të martën për Kosovapress se kryeministri Hashim Thaçi do të dalë ditëve në vijim me një qëndrim konkret lidhur me ndryshimet e zëvendësministrave. “Kjo çështje është kompetencë e kryeministrit dhe kur të marr një vendim të tillë do të bëhet publik”, ka thënë shkurt ai.

Jozyrtarisht mësohet se shumica e zëvendësministrave janë të përfshirë në këtë proces. Një pjesë e tyre pritet t’u ndërrohen sektorët, disa të tjerë do të kalojnë si deputetë në Kuvend, por ka të tjerë që do të mbesin fare pa ulëse në ekzekutiv.

Sipas Kosovapressit, zëvendësministrat tjerë që përfliten të lënë detyrën janë: Gjergj Dedaj, Emin Krasniqi si dhe Adem Grabovci. Kryeministri Thaçi tani është në pritje të listës së ndryshimeve të zëvendësministrave të LDK’së dhe ta bëjë publik pastaj vendimin për këtë proces.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›