E Shtunë, 31 Tetor 2026

Manjani, dorëhiqet si kryetar i K. të Ligjeve

Deputeti i PS-së, Ylli Manjani në një prononcim për "Ora News" ka deklaruar se ka dhënë dorëheqjen si kryetar i Komisionit të Ligjeve në Partinë Socialiste.
"PS është në kufi të legjitimiteti dhe nuk pranon mendimet ndryshe. PS nuk respekton më demokracinë e brendshme dhe nuk pranon të bashkëjetojë me ata që mendojnë ndryshe", u shpreh Manjani. Ai tha se iu nënshtrua parimeve profesionale.
"Nuk mund të jem kryetar i një komisioni partie që shkel ligjin, që miraton ndryshime në statut dhe komisioni nuk pyetet fare", pohoi ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›